9.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

KDI: Kuvendarët e LDK-së në Malishevë prijnë me performancë

KDI-NaimCahanaj-ArbenHoxhaInstituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka publikuar Fletënotimin i cili përmban analizë dhe notim për punën individuale të 31 anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Malishevës dhe subjekteve politike të përfaqësuara në këtë kuvend për periudhën Janar-Qershor 2013.

Sipas publikimit të KDI-së, anëtarët që kanë treguar rezultate më të mira në të gjitha kategoritë në Kuvendin e Komunës së Malishevë janë: Januz Kastrati (LDK) me 18.4 %, Rrahim Morina (LDK) me 10.5 % dhe Enver Hoti (PDK) me 10.6 % të vlerësimit të përgjithshëm. Anëtarët që nuk kanë treguar asnjë rezultatet në të gjitha kategoritë janë: Raimonda Krasniqi (PDK) me 0.0 %, Ramë Bibaj (PDK) me 0.0% dhe Florie Zogu (PDK) me 0.0 % derisa Fatos Kryeziu (AAK) dhe Jetmirë Hoxha (LDK) gjatë kësaj periudhe nuk kanë treguar asnjë rezultat dhe kanë munguar në njërën nga seancat e mbajtura në këtë periudhe duke treguar rezultat tejet të dobët me – 0.1 % të notimit të përgjithshëm.

Gjatë gjashtë mujorit të parë të këtij viti nga anëtarët e Kuvendit të Komunës të Malishevës janë ngritur gjithsej 217 çështje, prej të cilave 65 % nga fushat me interes për qytetarët e Malishevës ndërkaq 35 % e çështjeve të iniciuara kanë qenë të lidhura me aspekte procedurale të punës së organeve të Komunës së Malishevës.

“Anëtarët e LDK-së prijnë për nga inicimi i çështjeve me gjithsej 64.2 % të çështjeve të ngritura, të përcjellë nga anëtarët e PDK-së me 28.4 % çështjeve të ngritura derisa Januz Kastrati (LDK) ka shënuar numrin më të lartë të çështjeve të ngritura me gjithsej 19.4% i përcjellë nga Rrahim Morina (LDK) dhe Enver Hoti (PDK) me nga 11.5 % përkatësisht 10.1 % të çështjeve të ngritura”, tha Naim Cahanaj, përfaqësues i KDI-së.

Përfaqësuesi tjetër i KDI-së, Arben Hoxha tha se kuvendarët gjatë seancave të mbajtura në periudhën Janar-Qershor 2013 kanë bërë gjithsej 43 pyetje ndaj ekzekutivit të kësaj komune nga të cilat 19 % kanë qenë të lidhura me aspektet procedurale të punës së organeve të Komunës së Malishevës ndërkaq ndërsa 79 % nga fusha me interes për qytetarët e Malishevës.

Anëtarët e LDK-së në Kuvendin e Komunës së Malishevës prijnë me numrin e pyetjeve të bëra gjatë kësaj periudhe me gjithsej 64 % të pyetjeve, të pasuar nga anëtarët e PDK-së me gjithsej 27 % të pyetjeve të përgjithshme. Edhe në parashtrimin e pyetjeve anëtarë më aktiv në Kuvendin e Komunës së Malishevës gjatë periudhës Janar-Qershor 2013 kanë qenë Fadil Shala (PDK) me gjithsej 18.6 % i përcjellë nga Sami Kafexholli (LDK) me 14.0 % të pyetjeve të përgjithshme.

“Qëllimi i publikimit të këtij Fletënotimi është informimi i paanshëm dhe objektiv i qytetarëve për punën e të zgjedhurve të tyre gjatë mbajtjes së seancave të Kuvendit të Komunës së Malisheës në periudhën Janar-Qershor 2013, notim ky i bazuar në nëntë shtylla të vlerësimit”, tha Hoxha përfaqësues i KDI-së.

Fletënotimi për periudhën Janar-Qershor 2013 është përgatitur në kuadër të projektit “Pjesëmarrja qytetare dhe principet për një qeverisje të mirë” projekt i mbështetur nga The Olof Palme Centre (OPIC)./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Lajmet e Fundit