4.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

KDI: Pesë kuvendarët “memecë” të Dragashit

KDI-NaimCahanaj-ArbenHoxhaInstituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka publikuar Fletënotimin i cili përmban analizë dhe notim për punën individuale të 27 anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Dragashit dhe subjekteve politike të përfaqësuara në këtë kuvend për periudhën Janar-Qershor 2013.

Sipas KDI-së anëtarët që kanë treguar rezultate më të mira në të gjitha kategoritë janë: Ymer Ademi (LDK) me 16.2 %, Naim Ramadani (LDK) me 14.0 %, Qamil Kolloni (LDD) me 10.7 % të vlerësimit të përgjithshëm. Anëtarët që nuk kanë treguar asnjë rezultatet në të gjitha kategoritë janë: Ymredin Fetahu (PDK) me 0.0 %, Arbnora Kryeziu (PDK) me 0.0 % , Lulbardha Berisha (PDK) me 0.0 %, Arjeta Skeraj (LDK) me 0.0 % derisa Hebib Osmani (PDK) gjatë kësaj periudhe nuk ka treguar asnjë rezultat dhe ka munguar në njërën nga seancat e mbajtura në këtë periudhe duke treguar rezultat tejet të dobët me – 0.1 % të notimit të përgjithshëm.

“Gjatë seancave të mbajtura në periudhën Janar-Qershor 2013 nga anëtarët e Kuvendit të Komunës së Dragashit janë ngritur gjithsej 142 çështje prej të cilave 50 % nga fushat me interes për qytetarët e Dragashit ndërkaq 50 % e çështjeve të iniciuara kanë qenë të lidhura me aspekte procedurale të punës së organeve të Komunës së Dragashit. Anëtarët e LDK-së prijnë edhe për nga inicimi i çështjeve me gjithsej 41.5 % të çështjeve të ngritura, të përcjellë nga anëtarët e LDD-së dhe VAKAT me nga 15.5 % të çështjeve të iniciuara, -tha Cahanaj, duke shtuar se anëtari i Kuvendit të Komunës së Dragashit Qamil Kolloni (LDD) ka shënuar numrin më të lartë të çështjeve të ngritura me gjithsej 15.5 %, i përcjellë nga Naim Ramadani (LDK) i cili ka ngritur gjithsej 14.8 % të çështjeve”, tha Naim Cahanaj, përfaqësues i KDI-së.

Ndërsa përfaqësuesi tjetër i KDI-së, Arben Hoxha, duke shpalosur me tej performancën tha se në seancat e mbajtura në gjashtëmujorin e parë, Kuvendi i Komunës së Dragashit ka shqyrtuar dhe miratuar Rregulloren për ndarjen e subvencioneve, Rregulloren për lartasin e taksave, ngarkesave dhe gjobave komunale si dhe ka shqyrtuar Rregulloren për mbrojtjen e mjedisit lokal. Krahas kësaj, asnjë nga 27 kuvendarët nuk kanë propozuar rregullore pranë këtij institucioni.

“Anëtarët në këtë periudhë kanë bërë gjithsej 62 pyetje ndaj ekzekutivit të kësaj komune prej të cilave 60 % nga fushat me interes për qytetarët e Dragashit ndërkaq 40 % e pyetjeve kanë qenë të lidhura me aspekte procedurale të punës së organeve komunale. Anëtarët e LDK-së prijnë me numrin e pyetjeve të bëra gjatë kësaj periudhe me gjithsej 58.1 % të pyetjeve të pasuara nga GIG dhe VAKAT me nga 16.1 % përkatësisht 11.3 % të pyetjeve të përgjithshme derisa anëtarët më aktiv në parashtrimin e pyetjeve janë Ymer Ademi (LDK) me 29 % dhe Deir Jelmazi (GIG) me 16.1 % të pyetjeve të përgjithshme, -tha Hoxha, duke shtuar me tej ai theksoi se qëllimi i publikimit të këtij Fletënotimi është informimi i paanshëm dhe objektiv i qytetarëve për punën e të zgjedhurve të tyre gjatë mbajtjes së seancave të Kuvendit të Komunës së Dragashit në periudhën Janar-Qershor 2013, notim ky i bazuar në nëntë shtylla të vlerësimit”, tha Arben Hoxha.

Fletënotimi për periudhën Janar-Qershor 2013 është përgatitur në kuadër të projektit “Pjesëmarrja qytetare dhe principet për një qeverisje të mirë” projekt i mbështetur nga ‘The Olof Palme Centre’ (OPIC). /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Sot varroset aktorja Shirine Morina

Sot në orën 16:00 do të bëhet varrimi i aktores së njohur, Shirine Morina. Teatri Kombëtar i Kosovës ka njoftuar se sot do të organizojë...

Sot votimi historik për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës sot me 2/3 e votave të të gjithë deputetëve të pranishëm nga të gjitha shtetet anëtare, do të...

Lajmet e Fundit