7.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Kërkesa për zgjedhje të reja, shantazh i Thaçit

IsmetBeqiriSekretari i Përgjithshëm i LDK’së, Ismet Beqiri, kërkesën e shprehur nga një këshilltari i Kryeministrit në largim, Hashim Thaçi, për shkuarje në zgjedhje të reja e sheh si shantazh ndaj partive të Bllokut.

Beqiri thotë për Politiko.net se haçi me këtë logjikë po tenton ta frikësojë njërën nga tri partitë që kanë krijuar Bllokun paszgjedhor, i cili sipas tij, ka dëshmuar se ka votat e nevojshme në Parlament për zgjedhjen e Isa Mustafës në postin e Kryeparlametnarit dhe për Formimin e Qeverisë.

“Nëse ai mendon se e frikëson dikë me këtë, atëherë ne mendojmë se ky është një lloj shantazhi për dikë nga partitë e koalicionit paszgjedhor”.

“Ne i themi atij se e ka shumë gabim dhe shkuarja në zgjedhje të reja nuk është asnjëherë frikë e Bllokut. Por, nuk ka as arsye a as nevojë që Kosova të shkojë në zgjedhje kur ekziston mundësia për formimin e institucioneve kur dihet se Blloku i ka votat”.

“Seanca e fundit ka dëshmuar se 83 deputetë janë në njërën anë dhe 37 në anën tjetër. Nuk di çka duhet t’i thuhet më shumë PDK’së dhe z. Thaçi që ta kuptojnë se askush nuk dëshiron të qeveris me ta”.

“Ata duhet ta pyesin veten pse e kanë sjellë vetën në këtë gjendje, që s’do askush të qeveris me ta. Përgjigja është shumë e qartë: për shkak të gjitha asaj që i kanë bërë vend dhe po ashtu është shumë e qartë se dëmet që i kanë bërë vendim janë të tilla që askush nuk do me qeveris me ta”, deklaroi Beqiri për Politiko.net.

Ndryshe sot në një intervistë për RTK1, Adri Nullerari, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se “pushtetin e jep kutia, jo tavolina, jo dallaveret”, duke rekomandon që debatet të bëhen brenda parlamentit për situatën politike në vend dhe të diskutohet jo vetëm legjitimiteti, por të freskohet marrëdhënia me popullin, përmes zgjedhjeve të reja.

Sekretari i Përgjithshëm i LDK’së thotë se Kosova nuk kane nevojë të shkojë në zgjedhje të reja përderisa ka zgjidhje situata në të cilën gjendemi.

“Arsyeja është e thjesht: Ne kemi shumicën e deputetëve të nevojshëm për t’i krijuar institucionet, për ta konfirmuar Kryetarin e Parlamentit z. Mustafa por edhe për ta formuar Qeverinë”.

“Përndryshe kjo logjikë e të menduarit, ose e sjelljes së z.Thaçi që me çdo kusht ‘O unë O zgjedhje’, është logjikë që i bie se s’ka institucione, se s’ka as Kosovë pa Hashim Thaçin”.
“Kjo është logjikë e mbrapsht e të menduarit dhe kjo nuk i kontribuon ndërtimit të institucioneve të mirëfillta të vendit dhe kjo dëshmon më tepër se ne kemi arsye të plotë, përveç asaj që kemi shumicën, që z. Thaçi dhe PDK’ja s’duhet dhe s’do të mund ta bëjnë Qeverinë, sepse mentaliteti dhe sjelljet e tyre nuk kanë asgjë të bëjnë me një shtet demokratik, me një shtet parlamentar”.

“Në shtete demokratike e parlamentare, demokracia nënkupton shumicën e votave në Parlament. Prandaj, sa më shpejt që ata e kuptojnë këtë punë është më mirë për ta, për shëndetin politik të PDK’së dhe të z. Thaçi dhe në të mirë të qytetarëve të vendit”.

“Nuk shohim arsye që të shkohet zgjedhje kur ka zgjidhje. Po të mos kishte mundësi askush që ta ketë shumicën e votave dhe mundësi për t’i krijuar institucionet ka pasur kuptim shkuarja në zgjedhje”, deklaroi për Politiko.net Ismet Beqiri i LDK’së.

Më Shumë

Diplomon gjenerata e 59 e Policisë së Kosovës

Sot në sallën ‘1 Tetori‘ në Prishtinë diplomoi gjenerata e 59 e Policisë së Kosovës, në përbërje të komuniteteve të ndryshme. Këtë ceremoni solemne, me...

Mbi 50 për qind të shqiptarëve të Shqipërisë nuk e kanë vizituar asnjëherë Kosovën

Në Barometrin e Euronews Albania, ku u bënë bashkë për herë të parë në një studim të përbashkët qytetarë në Shqipëri dhe në Kosovë,...

Lajmet e Fundit