6.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

I kërkohet kandidimi për kryetare të Degës së LDK-së në Prizren

aferdita morina ldkAfërdita Morina – Biffar, mund të jetë njëra nga kandidatët për kryetare të Degës së LDK-së në Prizren. Anëtarë dhe simpatizantë të këtij subjekti politik, i kanë kërkuar asaj, që të jetë pjesë e garës zgjedhore për të marrë kreun e Degës së Partisë.

Burimet e “PrizrenPress”-it brenda LDK-së bëjnë të ditur se Morina, gjatë procesit zgjedhor nëpër nëndegë, është mirëpritur nga anëtarët dhe delegatet e zgjedhur për Kuvendin Zgjedhor.
“Është disponim i një numri të delegatëve, që të kandidohet edhe Afërdita për kryetare të Degës së LDK-së në Prizren”, tregon burimi për ‘PrizenPress’.Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Prizren, muajin e kaluar ka zgjedhur strukturat e reja nëpër të gjitha Nëndegët. Shumë shpejtë pritet që të mbahet edhe Kuvendi Zgjedhor për kryetar të Degës. Deri më tash kandidaturën për kryetar të Degës së LDK-së në Prizren, publikisht kanë shpelluar; Haxhi Avdyli, Ridvan Hoxha,Hanifi Muharremi, Hatim Baxhaku dhe Xhavit Ukaj.

Burimet e ‘PrizrenPress’-it brenda LDK-së bëjnë të ditur se interesim për të marrë ‘timonin’ e Degës, janë duke e shprehur edhe disa delegatë të tjerë.

“Në Kuvend mund të propozohen edhe disa emra të tjerë. Disa delegatë kanë kërkuar që të jetë edhe Afërdita, mirëpo ajo po refuzon këtë kërkesë”.

Afërdita Morina – Biffar, muajn e kaluar është anëtarësuar në LDK. Ajo po ashtu është zgjedhur kryetare e Nëndegës “2 Korriku” të LDK-së në Prizren. Gjatë procesit të brendshëm zgjedhor, përmes shkrimeve autoriale, ajo iu ka bërë thirrje qytetarëve të Prizrenit, që t’iu bashkohen LDK-së.
Ndërkaq, Afërdita Morina – Biffar, ka mohuar se do të jetë kandidate për kryetare të Degës së LDK-së në Prizren.

“Jo, unë nuk kam pretendime të tilla. Nuk e di se nga kanë dal këto zëra, por unë nuk jam e interesuar absolutisht për të marrë drejtimin e Degës”, thotë Morina për “PrizrenPress”.

“Prej ditës së parë të angazhimi zyrtarisht në LDK, interesimi im i vetëm ka qenë që procesi i brendshëm i zgjedhjeve të përfundojë me sukses dhe Dega e LDK-së përfundimisht pas këtij procesi të dalë më e fuqishme se kurrë më parë”.

Sipas saj, Prizreni ka nevojës për një LDK të unifikuar dhe të gatshëm për të rikthyer pushtetin lokal pas gjithë këtij degradimi të keqqeverisjes nga PDK-ja.

“Kjo ka rëndësi për mua dhe do të ishte mirë që të ishte edhe fokusi i të gjithë individëve dhe aktivistëve të Degës sonë”.

“LDK në Prizren ka emra të respektuar që më vite i kanë kontribuar frymës demokratike brenda subjektit,por edhe më gjërë në forma të ndryshme”, thotë ajo.

“Unë jam e sigurt se të gjithë në LDK do t ia dalim që secili të marrë përgjegjësi dhe të angazhohemi maksimalisht në përfundimin e zgjedhjeve të brendshme të Deges, nxjerrjen e një lidershipi kredibil, të aftë , të zgjuar dhe të gatshëm për të punuar natë e ditë në menyrë që LDK të rikthehet fuqishëm në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale, që besoj se do të duhet të mbahen së shpejti për shkak se ne të gjithë e dimë që Prizreni po qeveriset nga një kryetar i dënuar dhe që po pret rikonfirmimin e dënimit të tij”.

” Në rrethanat në të cilat Dega jonë ndodhet, fati i individit nuk do të duhej të kishte rëndësi karshi fatit dhe të ardhmes së Degës në përgjithësi”,shprehet Morina – Biffar. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Dr. Edlira Gashi- Batiu anëtarësohet në Vetëvendosje

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren Artan Abrashi dhe deputeti Arbër Rexhaj kanë mirëpritur anëtarësimin e Dr. Edlira Gashi- Batiu. “Ajo ka përfunduar Fakultetin e...

Durrësi qyteti më i nxehtë deri në 2040-ën, në mesin e tyre edhe Prizreni

Zyra e Bankës Botërore në Kosovë bën të ditur se nxehtësia ekstreme në qytetet e Ballkanit Perëndimor është përkeqësuar ndjeshëm dhe valët e të...

Lajmet e Fundit