9.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Kërkohet zbatimi i Ligjit për fshatin Hoçë e Madhe

Gjatë ditës së sotme, kryetari i komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, priti në takim anëtarët e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komunitetve dhe Kthim në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Në takim kryesisht u bisedua për zbatimin e Ligjit për fshatin Hoçë e Madhe, ku nga ana e kryetarit Vehapi u tha se Ligji dhe Udhëzimi Administrativ është duke u zbatuar në përgjithësi dhe se asgjë nuk ka dalur jashtë asaj se çka e thotë Ligji dhe Udhëzimi Administrativ për formimin dhe funksionimin e këtij këshilli.

Jasmina Zivkovic, kryesuese e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe Kthim në Kuvendin e Republikës së Kosovës, u interesua për zbatimin e Ligjit për formimin e këshillit të fshatit Hoçë e Madhe në komunën e Rahovecit dhe për takimet të cilët janë mbajtur me këtë këshill.

Në lidhje me zbatimin e Ligjit për formimin e këtij këshilli, kryetari Vehapi tha: “Ne i kemi ndjekur të gjitha procedurat që parashihen në Ligjin dhe Udhëzimin Administrativ për formimin e këshillit të fshatit Hoçë e Madhe”.

Po ashtu komisioni nga ana e kryetarit u informua në mënyrë të detajuar që nga marrja e vendimit nga ana e kuvendit komunal për themelimin e këtij këshilli, aprovimin e vendimit të listës së anëtarëve të këtij këshilli, fillimin e punës së koordinatores së këtij këshilli dhe për kërkesën e bërë për buxhet shtesë në Ministrin e Financave.

Kurse, për takimet e mbajtura në mes të këshillit të fshatit Hoçë e Madhe, foli Fehmi Hoxha, drejtor për Urbanizëm në komunën e Rahovecit, i cili tha se janë mbajtur disa takime, ka pasur kërkesa nga ana e këshillit, kërkesa të cilët kanë qenë të arsyeshme dhe që ne u kemi përgjigjur sipas ligjeve të cilët janë në fuqi./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Antidroga me aksion në Prizren dhe Gjakovë, ka të arrestuar

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, e asistuar nga Policia e Kosovës ka realizuar operacion policor në disa lokacione në Prizren dhe në...

Haradinaj: Absurde të gjykohen çlirimtarët e të lihen të lirë kriminelët

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në nderim e kujtim të të rënëve në Celinë, Fortesë e...

Lajmet e Fundit