8.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Këshilli Drejtues i Spitalit të Prizrenit dënon ashpër sulmin fizik ndaj infermieres

Këshilli Drejtues i Spitalit të Përgjithshëm ”Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren reagon ashpër sulmin fizik në vendin e punës ndaj infermieres në repartin e Pediatrisë.

Më datën 17.08.2019, pas orës 01.00 në repartin e Pediatrisë në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”në Prizren, në vendin e punës, është sulmuar fizkisht infermierja S.Ç. Infermierja është sulmuar nga nëna (dhe motra e saj) e një fëmije, i cili ishte hospitalizuar për trajtim mjekësor në repartin e pediatrisë. Pas sulmit infermierja ka marrë trajtim mjekësor.

“Këshilli Drejtues, pavarësisht rrethanave se si ka ardhur deri te sulmi, dënon ashpër sulmin fizik ndaj infermieres, S.Ç., që në mënyrë të drejtëpërdrejtë cenon jetën dhe mirëqenien e infermieres, duke qenë në vend të punës dhe në shërbim të pacientëve të hospitalizuar në spital”, thuhet në reagim, përcjell PrizrenPress.

“Këshilli Drejtues kërkon nga institucionet kompetente që sulmet ndaj punëtorëve shëndetësorë, në rastin konkret ndaj infermieres, S. Ç., të trajtohen me seriozitet, ashtu siç është e paraparë me Ligjin, me qëllim që të ruhet integriteti i punëtorëve shëndetësorë, të jenë të sigurt në vendin e punës dhe mos të pengohen në ofrimin e shërbimeve shëndetësore ndaj të gjithë pacientëve dhe qytetarëvve pa asnjë dallim”.

“Këshilli Drejtues konstaton se çdo sulm ndaj punëtorëve shëndetësorë, aq më tepër në vendin e punës, është i papranueshëm dhe i dënueshëm”.

“Këshilli Drejtues konsideron se është koha që institucionet kompetente të veprojmë konform ligjit në mbrojtje të punëtorëve shëndetësorë, që ata ta kenë një ambient të qetë dhe të sigurtë për ofrimin e shërbimeve shëndetësore ndaj pacientëve”.

“Këshilli Drejtues nga opinioni publik kërkon që të kenë mirëkuptim ndaj punëtorëve shëndetësorë, sepse punëtorët shëndetësore me punën e tyre rrezikojnë edhe jetën për t’u dalë në ndihmë dhe për të ofruar shërbimet shëndetësore për pacientë dhe qytetarët në përgjithësi”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Zyrtare: Roma konfirmon se De Rossi do të vazhdojë si trajner në 2024-25

Dan dhe Ryan Friedkin njoftojnë se Daniele de Rossi do të qëndrojë në krye të Roma-s në sezonin 2024-25. Pronarët e Roma-s, Dan dhe Ryan...

Kryesuesja e Kuvendit të Prizrenit thërret  seancë të jashtëzakonshme

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Antigona Bytyqi, ka ftuar të gjithë anëtarët e Kuvendit   në një seancë  të  jashtëzakonshme. Seanca mbahet të martën,...

Lajmet e Fundit