10.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Këtë njeri e falënderon Aida Dërguti për fitoren e Vetëvendosjes në Prizren

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti përmes rrjetit social Facebook ka falënderuar deputetin e Nismës për Kosovën, Zafir Berisha për përkrahjen që i bëri VV-së dhe kandidatit Mytaher Haskuka, në garën për kryetar të komunës së Prizrenit, shkruan Gazeta Blic.Dërguti ka shkruar se Berisha ka pasur një angazhim të sinqertë dhe kontribut të jashtëzakonshëm.Në fund, deputetja e VV-së ka falenderuar edhe të gjithë aktivistët e Lëvizjes.

Statusi i plotë:

Meqë përfundimisht u konfirmua fitorja e Mytës në Prizren, i kam borxh një falenderim publik deputetit Zafir Berisha për angazhimin e sinqertë dhe kontributin e jashtëzakonshëm në fitoren tonë në Prizren.
Shoku Zafë, falemnderit shumë ?
P.S.
Më duhet ta bëj një sqarim për të shmangur çdo keqkuptim. Natyrisht që fitorja do të ishte e pamundur pa angazhimin e aktivistëve e përkrahësve të LVV si dhe elektoratit të LDK-së që në balotazh u përcaktuan për Mytën. Mirëpo, shokut Zafë i pata premtuar se do ta falenderoj në mënyrë të veçantë ?

Më Shumë

Vdes në QKUK personi që u aksidentua javën e kaluar në Prizren

Ka vdekur në QKUK personi i cili u aksidentua gjashtë ditë më herët në Prizren. Policia ka bërë të ditur se viktima ishte duke u...

Sara Gjordeni shtatzënë- Reagon për herë të parë Bardhi

Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Lajmin e konfirmoi vetë dyshja përmes një postimi në rrjetet sociale. Ishte ish-banorja e...

Lajmet e Fundit