4.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

KFOR-i turk ndihmon gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren me mjete teknologjike (Foto)

Gjatë ditës së sotme, Gjimnazi “Gjon Buzuku” në Prizren ka pranuar një donacion nga KFOR-i turk në Kosovë.

Bëhet fjalë për mjete teknologjike siç janë projektorët. KFOR-i turk pajisi 10 kalas me projektorë. Përpos dorëzimit të këtyre mjeteve, ata zhvilluan edhe një takim me drejtues të kësaj shkolla.

Drejtori i kësaj shkolle, Shahip Buduri tha se kjo nuk është hera e parë që Gjimnazi pranon donacion nga KFOR-i turk. Ai ka falënderuar kolonelin Barim për donacionin dhe mbështetjen e vazhdueshme ne Kosovë.

“Falënderojmë dhe jemi mirënjohës për donacionet nga KFOR-i turk, Prizreni është shembull i tolerancës ne Kosove, ne këtë gjimnaz mësohet ne 3 gjuhe nder ta edhe gjuha turke”, shtoi Buduri.

Ai ka vlerësuar lartë bashkëpunimin e mirë që e kanë pasur deri tani, duke u zotuar se ky bashkëpunim do të intensifikohet edhe më shumë në të ardhmen.

Në anën tjetër përfaqësuesi i KFOR-i turk në Kosovë, Koloneli Cem Sinan Barim, pasi ka përmendur Prizrenin si shembull të bashkëjetesës dhe tolerancës mes komuniteteve, ka njoftuar se KFORI-i turk është gatshëm të ndihmojnë gjimnazin “Gjon Buzuku” sa herë që kanë mundësi, raporton Enis Tabak, përcjell Gazeta e Re.

Më Shumë

Nesër ditë zie në Kosovë

Nesër do të mbahet ditë zie në Kosovë. Kështu ka bërë të ditur Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. “Nesër do të jetë ditë zie shtetërore në...

Kurti për Asociacionin: Nuk bëj hapa që rrezikojnë Kosovën|

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një intervistë në "Lajmet e fundit" tha se Kosova e ka një shancë të jashtëzakonshme për anëtarësim në...

Lajmet e Fundit