11.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Kjo është “formula” se si VV dhe LDK do ta ndajnë pushtetin?!

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë pajtuar për “formulën” se si do të ndahen ministritë ndërmjet këtyre dy partive.Gazeta Blic nga burime brenda Lëvizjes Vetëvendosje ka marrë vesh se 12 ministritë, do të ndahen kësisoj: 5 për Vetëvendosjen, 5 për LDK-në dhe 2 për minoritetet, 1 për minoritetin serb dhe një për minoritetet tjera.Sipas këtij burimi, formula se cilën ministri kush do ta marrë, do të shkohet me “përzgjedhje”.

”Sipas kësaj formule, njëherë përzgjedh VV, pra e para për faktin që e ka kryeministrin, e pastaj përzgjedh LDK. Pra, kjo formulë do të zbatohet deri ne ministrinë e 10. Psh nëse VV zgjedh financat, LDK mund ta zgjedh ministrinë për Zhvillim Ekonomik, ose nëse VV e zgjedh Ministrinë e Punëve të Brendshme, atëherë LDK atë të Drejtësisë”, tha ky burim i Gazeta Blic.Gjithnjë sipas këtij burimi, drejtuesit e dy partive, janë dakorduar që kjo është formula më e mirë për ndarjen e pushtetit.”Edhe pse nuk është përfundimtare kjo formulë, sipas gjitha gjasave kështu do të ndahen ministritë”, tha burimi.

Zyrtarisht as nga Vetëvendosje e as nga LDK nuk kanë dashur të flasin për detaje se si do të ndahet pusheteti ndërmjet dy partive.Në anën tjetër, edhe burime brenda LDK-së e kanë konfirmuar për Gazeta Blic, se kjo formulë është diskutuar për ndarjen e pushtetit, por kanë shtuar se nuk kanë informata, nëse liderët e dy partive kanë vendosur përfundimisht për këtë formulë.

Ky zyrtar i lartë i LDK-së, në kushte anonimiteti ka theksuar se ministritë do të ndahen 5 me 5 me VV, derisa në këmbim të kryeministrit, partia e drejtuar nga Isa Mustafa do të marrë edhe postin e kryetarit të Kuvendit dhe atë të Presidentit.Zyrtarisht nga LDK kanë theksuar se nuk kanë informata nëse Mustafa e Kurti kanë folur edhe për postin e presidentit.Shefi për Informim në LDK, Besian Mustafa është shprehur se nuk e di nëse është diskutuar edhe për postin e presidentit, por është evidente se është arritur marrëveshje në parim.

“Të them të drejtën nuk e di nëse është diskutuar, por jemi pajtuar në parim për programin qeverisës, jemi pajtuar për 12 ministri dhe të hënën në orën 01:00 takohemi prap për ta mbyllur me gjasë marrëveshjen”, tha Mustafa për lajmi.net.Ndërkohë, sipas një njoftimi të lëshuar për media nga VV, thuhet se të hënën përfundimisht arrihet marrëveshja me LDK.“Sot në orën 13:00, në Kuvendin e Kosovës, u takuan kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa. Në këtë takim u përmbyll 100% harmonizimi i programit qeverisës duke u pajtuar për të gjitha çështjet e hapura. Nga dy modalitetet e ndryshme për kabinetin qeverisës me 12 ministri, që i kishin ofruar ekipet punuese të dy subjekteve tona, Kurti dhe Mustafa u përcaktuan për verzionin e parë. Në vijim do të përzgjedhen përgjegjësitë në qeverisjen e përbashkët, për çfarë u sqaruan pozicionet dhe kërkesat. Pra, u hap tema dhe u saktësua principi i zgjidhjes, e që përfundimisht do të përmbyllet të hënën me marrëveshje”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Më Shumë

Presidentja Osmani përkujton 46 anëtarët e familjes Berisha që u masakruan 25 vjet më parë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 46 anëtarët e familjes Berisha të cilët u masakruan në pragun e shtëpisë së tyre në Suharekë,...

Marku rikthehet në ring me një super përballje më 31 mars

Florian Marku do të rikthehet në ring të dielën e 31 marsit. Kundërshtari i tij do të jetë Chris Kongo dhe pritet të jetë...

Lajmet e Fundit