9.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Klani ‘Mustafa’ e ndëshkojnë edhe Alma Lamën!

Kryetari i sapozgjedhur i LDK-së, Isa Mustafa së bashku me njerëzit e tij, kanë vendosur që t’i ndëshkojnë të gjithë ata që nuk ishin të dëgjueshëm. Burime të Gazetës Blic bëjnë të ditur se as Alma Lama nuk është përfshirë në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së.

“Pos Vjosa Osmanit, Arben Gashit, në listën e Këshillit të Përgjithshëm nuk është përfshirë as deputetja Alma Lama”, tha ky burim.

Sipas burimeve të Gazetës, Lama u ndëshkua për faktin se ajo nuk e kishte votuar koalicionin me PDK-në. Lama ishte pjesë e grupit të ashtuquajtur të deputetëve të “rebeluar” që nuk e votuan as Isa Mustafën kryeministër.

Ndërkaq, në një deklaratë që e ka dhënë për Gazetën Blic, Lama ka thënë se nuk ka qenë e interesuar që të jetë pjesë e organeve që janë zgjedhur në mënyrë jodemokratike.

“Të them të drejtën as që jam e interesuar për të qenë pjesë e organeve drejtuese të LDK-së. Kjo sepse këto organe zgjidhen në një formë antidemokratike, që e mundëson statuti ku kryetarët e degëve dhe kryetari i LDK-së propozojnë 2/3 e emrave”, ka thënë Lama.

Ajo ka thënë se statuti i LDK-së duhet ndryshuar tërësisht. “Prandaj dhe sot votova kundër Rregullores që rridhte nga statui”, tha ajo.

E pyetur ndërkaq, se kjo mëspërfshirje e saj në Këshillin e Përgjithshëm a është hakmarrje për shkak të mos votimit të Isa Mustafës si kryeministër, Alma Lama thotë: “Sa për hakmarrje nuk e besoj,s epse unë jam deputete dhe kam mandat popullor, votoj në Kuvend, pra kam legjitimitet më të madh se ai i një organi partiak, dhe votoj sipas bindjeve të mia”. / Gazeta Blic

Më Shumë

MAPL-ja ndan mbi 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi, ka bërë me dije se janë ndarë 8 milionë euro në 11 komuna të Kosovës. Në...

AAK merr iniciativë për shkarkimin e Qeverisë Kurti, përgatit mocion mosbesimi dhe Rezolutë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me rastin e 3 vjetori të Qeverisë Kurti, ka prezantuar një mocion të mosbesimit ndaj Qeverisë se Kosovës. shkruan...

Lajmet e Fundit