10.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Koalicioni AAK-LDD, përbylli fushatën zgjedhore në Prizren

fushata permbyllse e AAKKoalicioni AAK-LDD, ka përmbyllur fushatën zgjedhore në Prizren. Në këtë tubim ka marrë pjesë lideri i i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe ai i LDD-së, Nexhat Daci.

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, para të pranishmëve të shumtë në Prizren tha se ka ardhur koha që ky qytet të ndërrojë qeverisjen. “Prizreni ka përpara vetës mundësinë me e vazhdu’ qeverisjen që e ka, ose me e ndërru’. Besoj se janë pjekë mjaftë argumente që nuk duhet me vazhdu me këtë qeverisje edhe në planin lokal, por edhe në atë nacional. Me e ndërru qeverisjen mundet vetëm një njeri dhe vetëm një subjekt politik, e ai është Lulëzim Kabashi”, tha Haradinaj.

Edhe Nexhat Daci kërkoi nga qytetarët e Prizrenit, që me 3 nëntor të votojnë Lulëzim Kabashin për kryetar të Prizrenit dhe koalicionin AAK-LDD. “ Duke votuar këtë koalicion do të votohet e ardhmja për një jetë më të mirë dhe zhvillim më të mirë ekonomik e që përfitues të mirëqeverisjes do të jenë vet qytetarët”, tha Daci.

Kandidati Lulëzim Kabashi, kërkoi që me 3 nëntor të votohet koalicioni AAK-LDD në Prizren. “Jemi mbledhur sot këtu për të hedhur bashkërisht një hap të madh drejt fitores së madhe të 3 nëntorit, për të luftuar të keqen, e cila çdo ditë po e ngulfat qytetin dhe qytetarët tanë nga ata të cilët paturpësisht e zhveshën këtë qytet nga pothuajse çdo vlerë e mirë qytetëruese për të cilët edhe shquhej më parë Prizreni”, tha Kabashi./PrizrenPress.com/

 

 

Më Shumë

Asfaltohet rruga Zym-Lugishtë-Dedaj në Has

Komuna e Prizrenit ka bërë të ditur sot se është shtruar shtresa e dytë me asfalt në rrugën Zym-Lugishtë-Dedaj të Hasit. "U shtrua sot shtresa...

Moti sot: Me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell

Moti sot parashihet të jetë me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell. Pritet që lokalisht të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu,...

Lajmet e Fundit