7.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Koalicioni mund të bjerë si kullë prej letre

Posti i presidentit dhe gjykata speciale thellojnë përçarjen

Zgjedhjet në LDK mund ta ndërrojnë kursin

Njohësit e çështjeve politike e juridike janë të mendimit se partnerët politikë të koalicionit PDK e LDK nuk kanë besim ndaj njëri-tjetrit, ngase ata janë më shumë të interesuar që t’i bëjnë ndërskamca njëri- tjetrit, sesa që të angazhohen dhe të punojnë për interesat e Kosovës. Ky koalicion vështirë do ta presë zgjedhjen e presidentit, sipas marrëveshjes së nënshkruar të këtyre partive

Koalicioni i madh i dy subjekteve kryesore politike, PDK dhe LDK, i cili u ndërtua pas plot 6 muaj krize institucionale, pavarësisht zotimit të LDK-së se nuk do të bashkëqeveriste asnjëherë me PDKnë, ka gjasa reale që të rrezikohet së funksionuari në mandatin e plotë, fillimisht për shkak të përplasjeve për pozitën e presidentit, por edhe nga testi i parë i humbjes së funksionalitetit në rast dështimi të sigurimit të votave të mjaftueshme për votimin e gjykatës speciale.

Të dyja këto agjenda që gjenden para koalicionit PDKLDK, nëse u shtohet edhe ndonjë e papritur që mund të ndodhë në zgjedhjet brendapartiake në LDK, sipas analistëve politikë, mund ta bëjnë që jetëgjatësia e koalicionit të marrë fund hiç më larg se në pranverën e vitit që vjen, atëherë kur presidentes Jahjgaga i përfundon mandati dhe Kuvendi duhet të zgjedhë një president të ri të Republikës së Kosovës, e që sipas marrëveshjes kontratë në mes të PDK dhe LDK, është i caktuar të jetë Hashim Thaçi../kosova sot/

Më Shumë

Shkolla ‘Bajram Curri’ në Romajë të Hasit, drejt një fushe sportive të re

Shkolla fillore “Bajram Curri” në Romajë të Hasit, shumë shpejt do të bëhet me fushë të sportit. Drejtori i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit...

Zhduket një person në Prizren

Një person ka njoftuar se axha i tij që vuan me probleme të shëndetit mendor ka dalë nga shtëpia e tij dhe nuk dihet...

Lajmet e Fundit