18.8 C
Prizren
E martë, 16 Prill, 2024

Komuna e Malishevës i kërkon MMPH-së që të obligojë gurëthyesit t’i zbatojnë kriteret e punës

Komuna e Malishevës kërkon nga Ministria e Mjedisit dhe Komisioni për Minerale dhe Miniera që të obligojë gurëthyesit t’i zbatojnë kriteret e punës sipas ligjit në fuqi.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se sot është mbajtur mbledhja e XII (dymbëdhjetë) e rregullt e Kuvendit të Komunës së Malishevës të legjislaturës së VI (Gjashtë) filloi me një minutë heshtje në shenje të nderimit të Presidentit Amerikan George H.W. Bush, pasi ndërroi jetë këto ditë.

Në këtë seancë nga njëzetë e dy pika, katër u larguan dhe u miratuan nëntëmbëdhjetë, kurse u debatua vetëm një pikë. Debat për gurëthyesit që veprojnë në Komunën e Malishevës, në veçanti për gurëthyesit në fshatin Kërvansari dhe Astrazup.

Kurse, KK- i Malishevës, doli me disa rekomandime për këtë pikë, pas konsultimeve të shefave të grupeve të këshilltarëve të Nisma Social-Demokrate, LVV dhe LDK, që i votuan këto rekomandime, kurse munguan këshilltarët e PDK-së.

“Rekomandimi i Kuvendit të Komunës së Malishevës, që do veçuar është. Kërkojmë nga organet e nivelit qendrorë si nga Ministria e Mjedisit dhe Komisioni për Minerale dhe Miniera që të obligojnë gurëthyesit t’i zbatojnë kriteret e punës sipas ligjit në fuqi”, thuhet në komunikatë.

Kurse në dy rekomandimet tjera ishin që të zbatohen procedurat mbi lejet e lëshuara për punë dhe kufizimi i kohës brenda tre muajve, që të verifikojë zbatueshmërinë e kritereve nga ana e operatorëve, gurëthyesve që ushtrojnë veprimtarinë në territorin e komunës së Malishevës në të kundërtën KK do të veproi me kompetencat e tij të bazuara në neni 17 të pikës c.e, të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale.

Më Shumë

Ylli mposht Bashkimin, kualifikohet në gjysmëfinale

Golden Eagle Ylli është kualifikuar në gjysmëfinale të Prince Caffe Superligës. Skuadra therandase edhe në ndeshjen e dytë ka mundur Bashkimin, kësaj radhe me...

Mbi 7 mijë kosovarë shkuan në Shqipëri në orët e hershme të së shtunës

Kjo e shtunë ka nisur me një fluks automjetesh në pikën kufitare të Morinës. Shumë qytetarë kanë zgjedhur të udhëtojnë nga Kosova drejtë Shqipërisë, duke...

Lajmet e Fundit