13.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Komuna e Malishevës vendosi për çmimet tradicionale të 16 Qershorit

Kuvendi i Komunës së Malishevës, në mbledhjen e mbajtur sot, ka vendosur për ndarjen e çmimeve tradicionale që ndahen me rastin e 16 Qershorit-Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Malishevës.

Bazuar në statutin e komunës, neni 9, pika 9.3, për nder të Ditës së Çlirimit dhe të Dëshmorëve, Kuvendi i Komunës, ndanë mirënjohje dhe shpërblime në të gjitha fushat dhe njëherit do t’i dekoroj personalitetet e caktuara nga Kuvendi me çmimet: “Imer Krasniqi”-për trimëri dhe heroizëm, “Hamdi Berisha”- për kontributin e dhënë në shkollën shqipe dhe “Dr.Shpëtim Robaj”- për kontribut në fushën e shëndetësisë.

Për këto çmime, Kuvendi i Komunës së Malishevës, sot ka vendosur për ndarjen e çmimeve për këtë vit, për këto personalitete:

Çmimi “Imer Krasniqi” për trimëri dhe heroizëm, këtë vit ju ka ndarë veteranëve luftëtar të UÇK-së, Metush Kryeziu dhe Muhamet Begaj.

Çmimi “Hamdi Berisha”, për kontribut në shkollën shqipe, ju ka ndarë Hanife Gashit dhe Simet Mazrekut.

Çmimi “Dr.Shpëtim Robaj”, për kontribut në shëndetësi, ju ka ndarë Naim Kryeziut dhe Ragip Morinës.

Më Shumë

Policia shqipton mbi 1 mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1082 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Kurti vazhdon ta mbajë banesën 67 metërshe, deklaron 1.551 euro në bankë e kredinë deri në 2052-në

  Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Kreu i qeverisë ka deklaruar se pasuri të...

Lajmet e Fundit