10.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Komuna e Rahovecit do të dënojë të gjithë ata që hedhin mbeturina

Kryetari i Komunë së Rahovecit, Smajl Latifi, gjatë ditës së enjte ka nënshkruar vendimin me të cilin njofton të gjithë qytetarët e Komunës së Rahovecit, operatoret ekonomik dhe ekonomitë familjare se nga data 21.5.2018, do të merren sanksione në kuadër të mandatit ligjor dhe autorizimeve që ka Komuna e Rahovecit në raport me të gjithë ata persona juridik dhe fizik, të cilët i hudhin mbeturinat e amvisërisë dhe ato inerte (të ngurta) në ato vende që nuk janë të përcaktuara nga autoritetet e komunës.

Duke pasur parasysh fenomenin e ndotjes së ambientit me hudhjen e mbeturinave në deponi ilegale dhe në mënyrë të pakontrolluar, Komuna e Rahovecit në bashkëpunim edhe me vullnetarët ka filluar pastrimin e deponive ilegale në mënyrë që të kemi një ambient të pastër.

Komuna e Rahovecit ka krijuar një Task-Forcë (ekip të posaçëm) në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Inspektoriatin e Komunës së Rahovecit, Drejtorinë për Urbanizëm Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, Drejtorinë për Shërbime Publike dhe Ndërmarrjen komunale Eko-Regjoni si dhe kompanitë e tjera që operojnë në territorin e Komunës së Rahovecit, të cilat kanë për obligim ta monitorojnë 24 orë dhe 7 ditë në javë dukurinë e hudhjes së mbeturinave në vende ku nuk janë të përcaktuara nga Komuna e Rahovecit.

Komuna ka kërkuar nga qytetarët që të bashkëpunojnë me inspektorët komunal, drejtorinë për shërbime publike, drejtorinë për urbanizëm, planifikim dhe mbrojtje të mjedisit dhe me policinë e Kosovës për parandalimin e hudhjes së mbeturinave dhe ndotjes së mjedisit.

Komuna fton të gjithë qytetarët e Rahovecit që në rast se shohin persona të pa përgjegjshëm duke hudhur mbeturina në deponi ilegale apo vende që nuk janë të përcaktuara për hudhjen e mbeturinave nga Komuna të lajmërohen në këtë numër telefoni 045-134-001.

Më Shumë

Lajmet e Fundit