4.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Komuna e Prizrenit, shpërblen anëtarët e PDK-së me parkingje

Arber rexhaj Drita millakuAsamblesitët e Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren, Arbër Rexhaj dhe Drita Millaku, kanë publikuar sot parregullsitë e Drejtorisë së Shërbimeve Publike.

Drita Millakut, tha se VV-ja kohëve të fundit ka pasur ankesa të shumta prej qytetarëve sa i përket parkingjeve te Komunës të cilat janë në shfrytëzim prej kompanive të ndryshme private. “Duke hulumtuar kontratat e Komunës me kompanitë që i menaxhojnë kemi hasur parregullsi dhe keqpërdorime të shumta të pronës publike”, tha Millaku.

“Rasti më flagrant është me firmën “Parking Kosova” e cila menaxhon parkingun tek Shtëpia e Bardhë, parkingun në rrugën “Shuaip Spahiu”dhe parkingun në rrugën “Suzi Qelebiu”. Kjo kompani i vjel të ardhurat nga parkingjet e automjeteve në mënyrë ilegale tashmë 10 muaj, sepse kontrata me Kuvendin Komunal të Prizrenit i ka skaduar me datën 31.12.2013”

“Ne kemi kërkuar nga Drejtoria e Ekonomisë dhe Financave se sa janë të hyrat për vitin 2014 nga këto parkingje por nuk kemi marr kurrfarë përgjigje. Ne jemi të bindur se kjo kopani nuk ka inkasuar fare mjete në buxhetin e publik, dhe vlera e humbjes për Komunën e Prizrenit tashmë kalon 5000 Euro”.
“Në hulumtimin e mëtutjeshëm kemi vërejtur se kompania “Parking Kosova” përfaqësohet nga Jashar Berisha, i cili është djali i Naser Berishës kandidatit për asamble dhe për deputet nga radhët PDK së. Ne mendojmë se rasti në fjalë përveç humbjeve materiale për komunën, paraqet edhe konflikt interesi”.

“Në vazhdim e sipër të hulumtimit kemi vërejtur se në parkingun e rrugës “Tahir Sinani” te tregu “Fatoni”, kontrata ka skaduar me 30.04 2014, dhe ky parking i është dhënë në shfrytëzim Shoqatës së Burgosurve Politik, e cila përfaqësohet nga Ruzhdi Saramati ,kandidat për asamble në zgjedhjet e fundit lokale nga radhët e PDK-së.

Shkelje kemi vërejtur edhe te parkingu përball Kuvendit Komunal deri tek ura e hekurt e cila i është dhënë në shfrytëzim Shoqatës së Invalidëve të Luftës që përfaqësohet nga Bujar Ukimeri, kontrata e të cilës ka skaduar me 31.04.2014

Ne si Lëvizja VETËVENDOSJ! dënojmë ashpër përfitimet e paligjshme të individëve të afërt me partinë në pushtet të cilët manipulojnë në emër të shoqatave që kanë respekt në shoqëri për dobi personale – private.

Shkelje janë vërejtur në të gjitha parkingjet që shfrytëzojnë pronën publike, mirëpo fokusi ynë mbetet te shkeljet që kanë kosto më të madhe, siç është rasti i firmës “Is Company” parkingu tek tregu i plaçkave në rrugën “Edit Dyrham” të cilës gjithashtu i ka skaduar kontrata me datën 13.09.2013, edhe pse në kontratë parashihet ndërprerja e punës pas skadimit të afatit. Megjithatë kjo kompani vazhdon punën edhe pas skadimit të afatit kontraktues”.

“Në pyetjen tonë për drejtorin Hasan Hasani se pse këto firma i shfrytëzojnë parkingjet pa kontratë, përgjigja ka qenë se jemi në fazën e tenderimit. Porse tenderi duhet të hapet pa skaduar që të pamundësohet shfrytëzimi i pronës publike pa kompensim”, tha Millaku.
Edhe Arbër Rexhaj tha se Komuna e Prizrenit operon me parkingje ilegale të cilat keqpërdoren nga zyrtarët komunalë për përfitime materiale.

“ Gjithandej nëpër komunën tonë këto parkingje dëmtojnë buxhetin publik. Parkingjet përpos që tani më po uzurpojnë hapësirat publike, ato edhe po punojnë jashtëligjshëm. Po të mos mjaftonte kjo, këta zyrtarë komunalë, veprojnë kundër interesit publik edhe me ndërmarrjet e për bartjen e automjeteve të konfiskuara, gjegjësisht me kompanitë e merimangave”, tha Rexhaj.

“Se drejtori Hasan Hasani punon ne dëm të interesave të komunës tregon edhe kontrata me kompaninë e automjeteve ”NTSH Votra” nga Prizreni, e cila tregon çart se si lokacioni i poligonit

“Lidhja e shofereve” i është dhënë në shfrytëzim kësaj kompanie pa kurrfarë kompensimi dhe humbjet e Komunës nga kjo kontrate për 4 vitet e kaluara kalojnë shifrën e 30 mije eurove. Më e pabesueshmja është se kjo kompani nuk është e licencuar për të kryer këtë lloj të veprimtarisë”.

“Madje ka raste të ndryshme të ankesave të qytetarëve të cilët kanë hapur raste gjyqësore kundër kompanisë në fjalë për dëmtim të veturave dhe pronave pikërisht për shkak të jo-profesionalizmit dhe pakujdesisë së kompanive të tilla, të cilat janë toleruar në vazhdimësi nga Komuna e Prizrenit”.

“Në pyetjen tonë drejtuar Hasan Hasanit, Drejtorit të Shërbimeve Publike, se përse është kontraktuar kjo kompani e palicencuar dhe iu është dhënë në shfrytëzim prona pa kompensim,. ai na ka thënë që ta pyesim Policinë e Prizrenit, sepse ata e dinë më së miri”.

“Me kërkesën tonë drejtuar Drejtorisë së Financave, kemi pyetur se sa kanë qenë të hyrat e deklaruara nga kjo kompani, përgjigjja nuk na është dhënë sepse nuk kanë pasur përgjigje. Prandaj VETËVENDOSJE!, fton prokurorinë që të merret urgjentisht me këtë çështje, me ç’rast kemi shkelje të pajustifikueshme”.

Asambleistët e VV-së Rexhaj e Millaku, ju kanë bërë thirrje organeve të drejtësisë që të mirren me këto raste të keqpërdorimit të pronës publike sa më shpejtë që të jetë e mundur, sepse humbjet që po i pëson komuna po vijnë duke u rritur./PrizrenPress.com/

Më Shumë

U tha se u nda me të dashurën pasi flirtoj më njërën nga vajzat në ‘’Ferma Vip’’, reagon Robert Berisha

Robert Berisha është njëri nga meshkujt shqiptar, që përmendet më së shumti për lidhjet e tij të dashurisë. Së fundmi ai ishte pjesë e Reality...

Juventusi nis punën për transferimin e Zhegrovës

Juventusi në verë mund të nënshkruaj me yllin e Kosovës, Edon Zhegrova. “Zonja e Vjetër” rikthehet në Ligën e Kampionëve, prandaj do të investojë në...

Lajmet e Fundit