7.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Komuna e Rahovecit 700 mijë euro borxh ndaj 50 operatorëve

komuna e rahovecit50 operatorë ekonomikë të komunës së Rahovecit dhe të komunave tjera, të cilat prej vitit 2010-2013 kanë përfunduar punimet, ose janë në vijim të projekte në infrastrukturën e kësaj komune, rrezikojnë të mbesin pa u paguar për punët e kontraktuara, shkruan Koha Ditore.
Kjo për shkak se pushteti i kaluar, i ka lënë këta operatorë pa kod buxhetor, kanë bërë të ditur zyrtarët komunal në Rahovec.

Ndërsa, zyrtarët e pushtetit të kaluar kanë mohuar pohimet e këtyre të fundit.
Lulzim Sylejmani, drejtor për Buxhet dhe Financa, thotë të mos jetë në dijeni se për çfarë arsyesh operatorët ekonomike, të cilët kanë kryer punimet në projekte të ndryshme, por që kanë mbetur pa kod buxhetor. Sipas tij, kjo paraqet pengese qe ndaj ketyre operatoreve te kryhen pagesat sivjet.

“Janë 50 projekte te cilat nuk kanë kod buxhetor në vlerë prej 691 mijë euro. Janë këto obligime të faturuara, por që janë pa kod buxhetor. Kemi adresuar një kërkesë në Ministrinë e Financave, se në ç’mënyrë të veprohet me këto pagesa”, ka deklaruar Sylejmani.
Sylejmani ka thënë se e vetmja mundësi mbetet rishikimi i buxhetit komunal, por edhe kjo nuk është e sigurt, sepse janë obligime të mëdha.

Ndërkaq, krejt këto për Afrim Limanin, ish-drejtor i Financave, janë akuza të pabaza. Sipas tij, të gjitha projektet që hyjnë në planifikim të buxhetit për investime kapitale kanë një kod të cilin e cakton Ministria e Financave. Por, nëse një projekt është nën 10 mijë euro, atëherë ai nuk ka kod buxhetor si edhe disa projekte të tjera që paguhen nga mallrat dhe shërbimet, ka shpjeguar Limani, tashti këshilltar komunal nga radhët e AAK-së.

“Në raportin që e ka prezantuar drejtori, të gjitha projektet kanë kodin e vet buxhetor. P.sh rregullimi i kolektorit të ujërave të zeza në Hoçe të Vogël kanë kod, me përjashtim të rregullimi i oborreve të SHM “Xhelal Hajda-Toni” dhe SHF “Hamez Thaçi” në Xërxë, të cilat janë projekte të bashkëfinancim të Komunës dhe të organizatës “UN-Habitat”, ka potencuar ish drejtori Limani.

Mirëpo, Limani thotë se secili projekt për investime kapitale që shkon në Qeveri për miratim ka kodin e vet buxhetor.
Ndërsa, një nga operatoret ekonomik, i cili ka mbetur pa kod buxhetor, por qe kërkesën për borxhe për punët e vjetme është Xhemajli Zena.

“Vjet kam përfunduar punimet në 5 projekte meremetimi të kulmit në objektin e ri të Komunës, në vlerë prej 12.990,00 euro, përfshirë këtu edhe 5 mijë euro të tjera për punët shtesë, kullimin e fushës së futbollit në vlerë prej 3.891,70 euro, pastaj demolimin dhe riparimin e shtëpisë së Jeton Sokolit, në vlerë prej 4.440,50 euro, vendosjen e gypave të betonit nën rrugën kryesore në fshatin Fortesë, në shumë prej 2.490,00 euro, dhe ndërtimi e rezervuarit për ujë të pijshëm në fshatin Reti, në shumë 29 mijë euro”, ka bërë të ditur Zena.

Më Shumë

Juventusi nis punën për transferimin e Zhegrovës

Juventusi në verë mund të nënshkruaj me yllin e Kosovës, Edon Zhegrova. “Zonja e Vjetër” rikthehet në Ligën e Kampionëve, prandaj do të investojë në...

Prezantohet studimi i fizibilitetit për ndërtimin e teleferikut në Kalanë e Prizrenit

Në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit, të nënshkruar mes Komunës së Prizrenit, Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës si dhe PPSE-Swisscontact, sot, në...

Lajmet e Fundit