11.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Konfiskohen disa armë në Planejë të Hasit

Policia gjatë një aksioni ka konfiskuar disa armë në fshatin Planejë të Hasit. Konfiskimi i armëve është bërë në disa objekte banimi të dy të dyshuarëve.

“Njësiti policor ka zbatuar urdhëresën nga Gjykata Themelore, Departamenti për Krime të Rënda, me ç’rast janë kontrolluar objekte banimi dhe ndihmesë prona të dy të dyshuarve meshkuj K-Shqiptarë. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar: 22 fishekë të cal. të panjohur, 39 fishekë gjuetie të cal. të panjohur, një (1) pushkë ajrore, dy (2) pushkë gjuetie, dy (2) karikatorë të AK-47, një (1) pushkë automatike, dy (2) kondakë të drurit dhe një (1) kondak i plastikës, një (1) pushkë model M-056 i cal. 5.6 mm, 22 fishekë të cal 5.6 mm dhe një (1) revole model 991. Lidhur me rastin dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit pas intervistimit njëri dërgohet në mbajtje ndërsa i dyshuari i dytë lirohet në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës .

Më Shumë

Dhimbja

Skënder Berisha Nganjëherë më ngjan se nuk e njoh Pas bredhjeve vjen në tjetër trajtë E lyer me tjera ngjyra Si blerim i shkrryer Si dritë e errësuar Që përvidhet...

Abdixhiku nga Prizreni kërkon rindërtimin e besimit të LDK-së

Është shënuar 34 vjetori i themelimit të LDK-së në Prizren. Kryetari i këtij subjekti politik, Lumir Abdixhiku, ka ftuar të gjithë që t’i bashkohen LDK-së. “Ditën...

Lajmet e Fundit