7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Kosova dhe Bullgaria memorandum bashkëpunimi në proceset integruese

Hoxhaj-VigeninMinistri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, dhe ministri i Punëve të Jashtme i Bullgarisë, Kristian Vigenin, pas takimit zyrtar që kanë zhvilluar të hënën në Sofje, kanë nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit në Fushën e Integrimeve Euro-Atlantike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Bullgarisë. Shkarko me rezolucion më të madh
Më pas, dy ministrat kanë mbajtur një konferencë për medie, ku u vlerësuan lartë marrëdhëniet bilaterale të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

Ministri i Jashtëm bullgar, Kristian Vigenin, tha se shteti i tij është një ndër vendet e para që e ka njohur Kosovën dhe se koha ka treguar që Bullgaria ka marr vendim të drejt.

Ai po ashtu ka shprehur mbështetje për proceset në Kosovë, përfshirë edhe marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut për normalizimin e relacioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ministri Vigenin po ashtu vlerësoi lartë marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve.

“Nuk ka çështje të hapura ndërmjet vendeve tona dhe do të zhvillojmë bashkëpunim në shumë fusha. Përveç çështjeve evropiane, do të fokusohemi në ato të tregtisë dhe ekonomisë duke formuar një grup të përbashkët. Edhe investimet bullgare në Kosovë do të jenë prioritet”, tha ministri bullgar, duke përmendur edhe një varg marrëveshjesh tjera që pritet të nënshkruhen ndërmjet dy vendeve.

Ai po ashtu tha se Bullgaria e mbështet Kosovën dhe anëtarësimin e saj në të gjitha iniciativat rajonale dhe ndërkombëtare.

Vigenin gjithashtu ka shprehur përkrahjen e shtetit të tij për liberalizimin e vizave për kosovarët, duke përmendur faktin se tashmë Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk e ka një mundësi të tillë.

Ministri i Jashtëm kosovar, Enver Hoxhaj, ka vlerësuar lartë përkrahjen e Bullgarisë për ndërtimin e shtetit të Kosovës, pas njohjes së pavarësisë.

Ai foli për marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale, duke theksuar se tashmë ndërmjet dy vendeve do të hapet edhe një kapitull tjetër i ri i bashkëpunimit në ekonomi, tregti, arsim e kulturë.

Së dyti, ministri Hoxhaj theksoi rëndësinë që ka për Kosovën mbështetja e Bullgarisë, si anëtar i BE-së, në rrugën evropiane, ku ka kërkuar përkrahjen e mëtutjeshme të Sofjes, duke iu referuar përvojës që ka në këto procese. Në këtë pikë, ai veçoi rëndësinë e heqjes së vizave nga ana e BE-së për kosovarët.

Ministri i Jashtëm i Kosovës po ashtu mbështeti vizionin e homologut bullgar për Ballkanin duke folur edhe për proceset tjera në Kosovë.

“Dje kemi përmbyllur një ditë historike ku zgjedhjet janë organizuar në tërë territorin e Kosovës”, tha Hoxhaj.

Gjatë vizitës zyrtare në Sofje, ministri Enver Hoxhaj do të zhvillojë takime edhe me presidentin e Bullgarisë, Rosen Plevneliev, kryeministrin Plamen Oresharski dhe udhëheqësit e Parlamentit të Bullgarisë./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vdes në QKUK personi që u aksidentua javën e kaluar në Prizren

Ka vdekur në QKUK personi i cili u aksidentua gjashtë ditë më herët në Prizren. Policia ka bërë të ditur se viktima ishte duke u...

Sara Gjordeni shtatzënë- Reagon për herë të parë Bardhi

Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Lajmin e konfirmoi vetë dyshja përmes një postimi në rrjetet sociale. Ishte ish-banorja e...

Lajmet e Fundit