10.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Kosova ka tri sfida për në BE

Sekretari i Institutit për Studime Ligjore dhe Demokratike, Burim Haliti ka thënë se Kosova duhet përfaruar standardin e stabilitet politik, institucional dhe financiar të vendit në mënyrë që të krijojmë një mundësi më të madhe drejt integrimit në familjen më të madhe evropiane, Bashkimin Evropian.

Ai tha për ‘Epokën e re’ se sfida kryesore, të cilën Kosova duhet ta eliminojë në rrugën e integrimit të vendit në BE është të tregojë stabilitet politik dhe kulturë të lartë qeverisëse.

Po ashtu, sfida e dytë që ka Kosova është të orientohet në zhvillimin ekonomik të vendit në mënyrë që ta ngrehë standardin jetësor të qytetarëve të saj dhe ta barazojë me standardin jetësor të vendeve anëtare të BE-së.

“Sfida e tretë është krijimi i një stabiliteti financiar në funksionimin fiskal të vendit”, ka thënë Haliti.

Më Shumë

Interi, kampion i Italisë — ylli i dytë vjen me fitoren në derbi

Interi është zyrtarisht kampioni i Italisë në futboll për sezonin 2023-2024. Zikaltërit, ashtu siç edhe e kishin paralajmëruar dhe ëndërruar më herët arritën të sigurojnë...

Vjedhje në Suharekë

Një shtëpi  në Suharekë  është vjedhur  nga persona të pa njohur të cilët morën paratë e gatshme dhe stolin e ari, me vlerë të...

Lajmet e Fundit