18.8 C
Prizren
E martë, 16 Prill, 2024

Kosova në ditë zie

Në nderim të viktimave me prejardhje nga Kosova që u vranë në Mynih të Gjermanisë, sot në Kosovë është ditë zie.

Këtë e ka bërë të ditur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes profilit të tij në ‘Facebook”.

“Vendosa të shpall Ditë Zie ditën e diele për të nderuar viktimat me prejardhje nga Kosova të sulmit terrorist në Mynih. Ky akt i dhunës ka prekur zemrat tona dhe ndërgjegjen e Evropës. Familjeve të viktimave iu shprehi ngushëllime të thella. Unë dhe populli i Kosovës përkulet para tyre. Janë heronj të luftës për liritë dhe vlerat e përbashkëta në Europë”, ka ka shkruar Thaçi.

Sipas këtij vendimi, sot udhëzohen të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që t’i përmbahen këtij vendimi duke respektuar dispozitat e ligjit.

Flamuri i shtetit do të jetë në gjysmë shtizë, ndërkohë që agjendat zyrtare të vendit do të shtyhen për ditë të tjera.

Më Shumë

Vetëvendosje në Prizren uron besimtarët myslimanë: Me fat Fitër Bajramin!

Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Prizren ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë : "Me fat Fitër Bajramin!". "Në këtë ditë feste e gëzimi, le të mbretërojë...

Vdes poetja Lindita Ahmeti

Lindita Ahmeti ka ndërruar jetë në moshën 50-vjeçare. Lajmi i trishtë është konfirmuar nga babai i saj, shkrimtari Xhabir Ahmeti, në Facebook, në orët...

Lajmet e Fundit