13.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Kosova paralajmëron ndërprerjen e dialogut nëse nuk hiqen vizat

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe zëvendësi i tij, Enver Hoxhaj, kanë përmendur mundësinë e ndërprerjes së dialogut me Serbinë nëse Këshilli i Ministrave të BE-së në muajin dhjetor nuk e vendos në agjendë çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Ata e kanë vlerësuar të arsyeshëm ndërlidhjen e këtyre dy proceseve në qoftë se BE-ja nuk e mban premtimin e dhënë për vizat, shkruan gazeta “Epoka e re”.

Sipas tyre, nuk është e drejtë që Kosovës t’i bëhet presion për dialog duke ua mohuar qytetarëve të saj të drejtën për të lëvizur pa viza në Zonën Shengen.

Serbia ndërkaq kushtëzon vazhdimin e dialogut me tërheqjen e taksës së vendosur nga Kosova për mallrat serbe dhe ato nga Bosnja e Hercegovina

Më Shumë

Ylli shkëlqen edhe ndaj Proton Cable Prizreni

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore shumë të vlefshme, duke mundur Proton Cable Prizrenin me rezultat 63:96 (16:28, 13:25, 19:22, 15:21), në javën e...

Moti për sot me diell, vranësira dhe reshje shiu

Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku mund të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu gjatë ditës. Në orët...

Lajmet e Fundit