7.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Kosova zgjohet në frymë zgjedhore

Logoo PDK, LDK, AAKQytetarët e Kosovës do të dëgjojnë për 30 ditë me radhë premtime të ndryshme nga kandidatët për kryetarë të komunave dhe ata për Asambletë komunale. Për të kërkuar votën e qytetarëve për zgjedhjet e 3 nëntorit do të angazhohen edhe krerët e partive politike të cilët do të jenë në krye të fushatave zgjedhore.

Subjektet më të mëdha politike tashmë kanë bërë gati kalendarët e vizitave që do t’i bëjnë nëpër komuna. Fushata zgjedhore ka nisur zyrtarisht të enjten në orën 00:00 dhe do të zgjasë deri më 1 nëntor në të njëjtën orë,shkruan Tribuna.

Partia më e madhe, PDK, fushatën për zgjedhjet lokale do ta nisë të enjten në qytetin e Prizrenit apo siç e quan Hashim Thaçi, “Jerusalemin e PDK-së”. Në këtë qytet ku PDK garon me Ramadan Mujën, fushata nis në orën 16:00 në palestrën e sporteve. Pas Prizrenit, PDK vijon fushatën në Suharekë nga ora 17:00 për të përfunduar ditën me fushatën në Dragash po ashtu në ora 17:00.

Më Shumë

Moti sot: I vranët e me shi, rikthehet pluhuri saharian

Këtë të martë në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe me intervale të shkurtra me diell, ku pasdite dhe në...

Hapet në Prizren edicioni parë i Shkollës për Diplomaci të Diasporës

Në Prizren u hap edicioni i parë i Shkollës për Diplomaci të Diasporës, organizuar nga Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe...

Lajmet e Fundit