6.8 C
Prizren
E martë, 19 Mars, 2024

KQZ: Lëvizja për Drejtësi nuk e ka ‘vjedhur’ programin (Dokument)


Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ) ka konstatuar se Lëvizjen për Drejtësi nuk ka “vjedhur” programin e ish-Partisë Konservatore.

“Pas krahasimit, nuk kemi hasur në ngjashmëri me dokumentacionin e partisë së ç’regjistruar, konkretisht me Statutin dhe Programin e partisë “Partia Konservatore e Kosovës” me akronim PK”, thuhet në vendimin e KQZ-së

Kryetari i Partisë Konservatore (PK), Munir Basha , pati akuzuar për plagjiaturë të programit, Lëvizjen për Drejtësi.
Ky subjekt politik është ç’regjistruar nga KQZ.

Basha rastin e kishte paraqitur edhe në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ) me pretendime se mbi 80 për qind të programit të PK-së ishte kopjuar nga LD-ja.

Pas disa jave, sot, përmes një përgjigje zyrtare, KQZ ka demantuar Bashën duke nënvizuar se Lëvizja për Drejtësi nuk ka bërë plagjiaturë.
Nënkryetari i Lëvizjes për Drejtësi, Beni Kizolli, ndërkaq ka komentuar përgjigjen e KQZ-së.

“Si rezultat të një lëshimi teknik të KQZ-së, të cilët fatkeqësisht nuk kishin ngarkuar në sistem Programin dhe Statutin e zyrtarizuar të LD-së, e cila është shpalosur në Kuvendin e Lëvizjes të organizuar më 23 shtator, zotëria në fjalë, duke u bazuar në materialet formale të dorëzuar më 23 mars në KQZ, e duke mos pasur njohuri rreth dokumenteve të zyrtarizuara në Kuvendin e Lëvizjes, ka vazhduar me keqinformimin dhe me manipulimin e opinionit”, thotë Kizolli.

“ Deri tash vetëm për ta injoruar njeriun i cili nuk ka të drejtë zyrtare mu thirr në emër të Partisë Konservatore të Kosovës (PK), sepse partia është çregjistruar nga KQZ, dhe kjo pasi që ai nuk ka arritur ti përfaqësojë partinë (PK) denjësisht. Lëvizja Për Drejtësi, duke u bazuar në tre parime është rikthyer skenës politike. Këto tre parime janë: Ri-artikulimi i diskursit politik, mos pranimin e ish-aktivistëve që kanë përhapur sëmundjen materialiste në struktura dhe gjykimin e rreshtimeve politike në këto 19 vite prej nga është paraqitur kjo platformë në skenën politike.”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Për 24 orë konfiskohen 20 patentë shoferë

Në 24 orët e fundit Policia e Kosovës ka konfiskuar 20 patentë shoferë. Siç bëhet e ditur në njoftimin e policisë, nga 527 pika kontrolli...

Totaj priti në takim Konsullin e Konsullatës së Turqisë në Prizren dhe kolonelin e KFOR-it

Kryetari i Prizrenit,  Shaqir Totaj, sot priti Konsullin e Përgjithshëm të Konsullatës së  Turqisë në Prizren, Celal Do?an, dhe Kolonelin e KFOR-it turk, Sabri...

Lajmet e Fundit