16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Krasniqi i shpreh mirënjohje Fatos Klosit për kontributin gjatë luftës

Edhe një herë, ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi i ka shprehur mirënjohje ish-shefit të ShISh-it, Fatos Klosi, për kontributin e dhënë në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në statusin e tij në Facebook, Krasniqi ka shkruar:

E shpreha një mirënjohje njerëzore

Sa e vështirë qenka mirënjohja?!

Në Kosovë u fol e u shkrua shumë rreth intervistës se Fatos Klosit. Unë kam folur për kontributin që më është i njohur, nuk kam folur përmendesh. Por një gjë e di, njohurit që i ka ai për luftën, për shumë njerëz që kanë vepruar atje, për shumë lidhje që ka pasur edhe më të tjerët, ai ka shumë informacione që nuk i kemi ne. Ai ka qenë në pozitë për të pasur informacione të cilat nuk i kemi dhe ai për shkak te njerëzillekut që ka, është më shumë se i rezervuar. Ajo çka di unë, është se ai është njeri i mirë dhe intelektual i ati niveli që fatkeqësisht ne në Kosovë na mungojnë dhe na mungojnë shumë. Gjithashtu jam i bindur se sa do që të doja që ta mbroj unë, atë e mbron vepra e tij e përgjegjshme, atdhetare e intelektuale dhe mbi të gjitha njerëzore.

Në ketë rast unë vetëm po e shfaqi mirënjohjen time si njeri dhe njohës i disa zhvillimeve të kohës. Te cilat u mungojnë atyre që po flasin, nëse nuk kanë ndonjë hall tjetër. Edhe kontributi i Shqipërisë ishte ai që ishte dhe unë i jam më shumë se mirënjohës mëmës Shqipëri për kontributin në luftën çlirimtare.

Unë kam folur për kontributin e Fatos Klosit dhe ai vërtetë ka qenë shumë i madh, dhe pa kontributin e tij tepër konstruktiv, ka qenë e pa mundur që të zhvillohet lufta çlirimtare. Dhe jo vetëm ai, por kontributi është i madh edhe i shtetit shqiptar, gjithnjë duke i pasur parasysh mundësit dhe rrethanat e kohës. Tjetër është nëse të tjerët nuk donë ti shohin gjerat ashtu si janë. Edhe pse, unë nuk e mbaj asnjë përgjegjësi për veteranet e luftës (për listat), nuk e mbaj asnjë përgjegjësi as për listën e SHP te UCK-se dhe i kam vërejtjet e mia. Por një gjë e di që SHP ka pasur anëtarë, në Kosovë, në Shqipëri e në diasporë. Madje jam më shumë se i bindur se të gjithë ata që po shkruajnë për Fatos Klosin, nuk e dinë më mirë se unë sesa ka kontribuar ai. Por kështu e kanë një sortë e njerezve: Ia mohojnë kontributin atij që e ka dhe tentojnë t’ia veshin ati qe nuk e ka. Shkurt Ata që nuk kanë bërë gjë po zhurmojnë, po zhurmojnë edhe për t’i mbuluar te bërat e tyre te liga apo edhe të pa bërat.

Shkurt, Fatos Klosi nuk ka nevojë për asnjë mbrojtje, as nga unë. Atë e mbron puna, angazhimi dhe vepra e tij në një kohë tepër të vështirë për kombin..

Nëse dikush mendon se unë po e mbroj, them jo, unë po ë shprehi një mirënjohje njerëzore dhe dëshiroj që njerëzit të me mirëkuptojnë, kaq! Natyrisht që thërras edhe për më shumë mirënjohje për ata që e meritojnë atë!

Po e mbylli me një fjalë të urtë të popullit tonë: “E mira nëse nuk kthehet me të mirë, kthehet më të keq”. Pse po ndodh kjo me disa njerëz? Pse ndoshta ju mungon mirenjohja!

Më Shumë

Muriqi kërkon fitore edhe ndaj Hungarisë!

Sulmuesi i Kosovës, në miqësoren ndaj Armenisë edhe kapiten i kombëtares kosovare, Vedat Muriqi pas ndeshjes së fituar ndaj armenëve me rezultat minimal 0-1 për faqen...

Osmani në Krushë të Madhe: Zërat e viktimave kumbojnë ende, po inaugurohet muzeu për ta mbrojtur të vërtetën e luftës sonë

Në Krushë të Madhe në Rahovec është përkujtuar masakra e kryer 25 vjet më parë, më 25 mars 1999, e cila la rreth 250...

Dhimbja

Lajmet e Fundit