11.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Krasniqi prokurorit të EULEX-it: Sa akuza i keni ngritur mbi bazën e thashethemeve

Kryetari i Këshillit Kombëtarë i subjektit politik Nisa për Kosovën, Jakup Krasniqi nëpërmjet rrjetit social Facebook i është drejtuar prokurorit finlandez të EULEX-it, Heikki Wendorf në lidhje me rastin e skandalit të fundit me letrën drejtuar presidentes Atifete Jahjaga, për kryeprokurorin e shtetit, Aleksandër Lumezi, derisa ky i fundit po priste dekretimin për pozitën e tij.

“Njeriu me mendje të kthjelltë ne një rast të tillë nuk ka qare pa ia shtruar një pyetje vetvetes, në ketë rast pse jo edhe ju. Nëse letrën që i keni dërguar Presidentes e keni ngritur mbi bazën e thashethemeve, sa akuza i keni ngritur mbi bazën e thashethemeve? A është ky rasti i parë dhe i vetmi që Prokurorët e EULEX-it ngritin akuza mbi ketë farë baze?Unë po u besoj, besoj se një soj si unë, ju besojnë edhe shumë bashkëkombës të mi. A e dini pse? Në Kosovë është një grup i madh i njerëzve që për shumë vite kanë bërë punë të liga kundër vendit e popullit tonë, kanë ngritë edhe medie te fuqishme, ku kanë akuzuar rrejshëm kundër cilitdo që ka guxuar të luftoi për liri. Ata nuk kanë guxuar ta bëjnë një gjë të tillë kundër Serbisë, por e kanë fituar guximin me yshtjet e disa ndërkombëtarëve, për të dëshmuar rrejshëm ndaj pjestarëve te UÇK-së. Mbi bazën e dëshmive të rrejshme dhe të thashethemeve janë dërguar dy rast (Limaj dhe Haradinaj) në Tribunalin e Hagës prej nga kanë dalë të pa fajshëm. Pse thua ti? Pse akuzat ndaj tyre kanë qenë të ngritura mbi bazën e thashethemeve ose dëshmive të rrejshme. Kur kjo u ka ndodhur jo pak herë Prokurorëve të tjerë të EULEX-it, ndaj shumë rasteve”, ka shkruar Krasniqi.

Ai ka shtruar pyetjen se kush mund të garanton se mbi bazën e thashethemeve nuk po kërkohet të ngritët edhe Gjykata Speciale për trafikimin e organeve te kryera nga UCK-ja.

“Sigurisht që ka edhe raste të tjera, dhe njeri nga ato raste pa dyshim që është edhe rasti Kiçina. Ata njerëz po mbahen në burg mbi bazën e thashethemeve. Kush duhet të kërkoj falje për rastin në fjalë? Thashetheme, por këto thashetheme njerëzve po ua bëjnë gjamen”, ka shtuar në fund Krasniqi.

Më Shumë

52 vite më parë Bekim Fehmiu vizitoi për herë të parë Shqipërinë

Më 21 prill 1972 aktori kosovar me famë botërore Bekim Fehmiu vizitonte për herë të parë Shqipërinë. Fehmiu lindi në Sarajevë më 1 qershor 1936...

Arrestohen dy femra, sulmuan një të mitur dhe dy zyrtarë policorë në Prizren

Dy femra janë arrestuar të martën në Prizren, pasi që kishin sulmuar fizikisht një të mitur dhe më pas kishin penguar dhe sulmuar fizikisht...

Lajmet e Fundit