16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Krenohet kryetari i Gjykatës Themelore në Prizren, Ymer Hoxha

ymer hoxhaKryetari i Gjykatës Themelore në Prizren, Ymer Hoxha është krenuar me punën që institucion ka bërë në gjashtëmujorin e parë të këtij viti. Ai tha se në këtë periudhë kohore është zvogëluar numri i lëndëve.

“Gjatë kësaj kohe kemi mbyllura edhe katër raste të korrupsionit, prej 18 raste sa ka pranur”, tha Hoxha,

Edhe pse gjykata vazhdon të veprojë me kapacitete të kufizuara, sipas tij, efikasiteti i gjyqtarëve gjatë gjashtë muajve të parë të vitit ka qenë 116%, që është dëshmi e përkushtimit të stafit të Gjykatës Themelore në Prizren.

“Gjykata vazhdon të ketë nevojë edhe për pesë gjyqtarë shtesë si dhe dy përkthyes për të shtuar nivelin e efikasitetit”, tha Hoxha.

Ai tha se përveç rezultateve pozitive në punën e vet, Gjykata Themelore është duke punuar intensivisht edhe në rritjen e komunikimit me qytetarët.

Për këtë qëllim, gjykata sot ka promovuar produktet e reja të cilat kanë për qëllim rritjen e transparencës dhe forcimin e komunikimit me qytetarët:Strategjia e Komunikimit e Gjykatës, fletushka “Si t’i qasemi gjykatës?” dhe video sporti “Gjykatë e hapur”.

“Strategjia e Komunikimit vë në zbatim planet konkrete për të nxitur transparencën, të krijoj një lidhje të fuqishme me qytetarët dhe të vë në përdorim mjetet dhe teknologjitë e reja për të forcuar lidhjen e gjykatës me qytetarët”.

Produkti i dytë që u promovua sot është fletushka “Si t’i qasemi gjykatës?”, që përmban informacione relevante për punën e gjykatës dhe të drejtat e qytetarëve. Së treti, gjykata ka prezantuar spotinë shkurtër televiziv, që ka përmbajtje informative për punën e gjykatës dhe to të transmetohet në televizionet lokale të Prizrenit, duke synuar edukimin e qytetarëve për të drejtat e tyre karshi gjykatës.

“Këto janë vetëm produktet e para të komunikimit të cilat gjykata i ka zhvilluar në bashkëpunim me organizatën EC Ma Ndryshe, si pjesë e projektit “Lidhja e komunitetit me shërbyesit e drejtësisë”, që përkrahet nga USAID dhe mbikëqyret nga ATRC”, tha Hoxha. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vetura godet një këmbësor në Prizren – arrestohet shoferi

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të dielën në Prizren rreth orës 21:50. Policia ka njoftuar se me këtë rast ka arrestuar një...

Rifat Jashari kërkon që të gjithë shqiptarët të jenë të bashkuar

Në Gllogjan të Deçanit u mbajt manifestimi qendror i “Epopesë së Dukagjinit”. Sot më 24 mars u bënë 26 vjet nga rezistenca e UÇK-së me...

Lajmet e Fundit