9.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Kriteret e Haskukës

Kryetari i Prizrenot, Mytaher Haskuak, ka treguar arsyet pse është vonuar në formimin e Qeverisë së re.

Arsye a kryesore, sipas tij, ka qenë mosplotësimi i kritereve të të propozuarve për drejtorë nga partitë politike.

“Nuk kam qenë i kënaqur me emrat e propozuar për drejtorë, prandaj jemi vonuar pak në forimin e Qeverisë”, ka thënë Haskuka për RTV Besa, transmeton PrizrenPress.

Ai tha se nga partitë politike ka kërkuar emra profesional.

“Ma mirë vonë e mirë”, tha ai.

Haskuka ka thënë se partitë politike nga koalicioni nuk kanë propozuar asnjë emër të gjinisë femërore.

“Kam kërkuar emra të gjinisë femërores ,sepse edhe në fushatë kam premtuar se kjo gjini do ta ketë përfaqësimin në komunë, mirëpo fatkeqësisht partitë e koalicionit nuk kanë sjellë asnjë emër’, ka thënë Haskuka.

Ai, është shprehur optimist se javë e ardhshëm, do të formohet Qeveria e re në Prizren. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Lirohen qytetarët e Kosovës që u ndaluan mbrëmë nga policia serbe

Para pak çastesh, autoritetet serbe dhanë urdhër për të liruar kosovarët e ndaluar prej mbrëmë në kufirin Kroaci-Serbi. 12 autobusët e ndaluar janë nisur për...

Osmani: Pesë policë të Kosovës po mbahen peng nga Serbia

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se pesë policë të Kosovës “po mbahen peng” nga Serbia, shtet të cilin e cilësoi si “shovinist”. Në ceremoninë...

Lajmet e Fundit