7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Kryetari i Dragashit dëshmon para trupit gjykues

jenuzi ne gjykatTë hënën vazhdoi shqyrtimi gjyqësor në rastin e shpërdorimit të detyrës zyrtare ku të akuzuar janë kryetari i Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi dhe Lulzim Rifaj, ish-kryesuesi i Kuvendit Komunal në Dragash, aktualisht konsull në ambasadën kosovare në Sofje të Bullgarisë.

Gjykimi nisi me marrjen në pyetje të të akuzuarit Salim Jenuzi, i cili udhëheq Komunën e Dragashit nga viti 2008.

Jenuzi e Rifaj akuzohen se pronën shoqërore të ndërmarrjes “Sharr Prodhimi” e kthyen në komunale, me një vendim të Kuvendit Komunal të Dragashit.

Jenuzi tha se seanca që ka vendosur për këtë pronë është caktuar nga kryesuesi i kuvendit Lulzim Rifaj, ndërsa shtoi se kishte qenë kundër kësaj, pasi nuk ishte i përgatitur për këtë rast.

Sipas Jenuzit vendimi për shpronësimin e pronave nga ‘’Sharr Prodhimi’’ në pronësi të Komunës së Dragashit është shfuqizuar me votim nga asamblistët në një seancë tjetër, e cila ishte mbajtur me kërkesën e tij.

Ai deklaroi se vetë nuk ka mundur ta anulojë vendimin e kuvendit komunal, por bëri me dije se në të gjitha rastet kur dyshohet për vendim joligjor, vendimi dërgohet për vlerësim në Ministrinë e Pushtetit Lokal.

“Azhurimin e një vendimi të një organi më të lartë konsideroj se kryetari i komunës nuk ka mundësi me anulu, nëse konsiderojmë se vendimi është joligjor, ne me fillim e dërgojmë në Ministrinë e Pushtetit Lokal”, tha Jenuzi.

Sa i përket urdhëresës së nxjerrë nga kryetari për drejtorinë e Urbanizmit që të bëjë shpronësimin e pronave nga “Sharr Prodhimi” në pronësi të Komunës së Dragashit, për të cilën gjë edhe akuzohet me aktakuzën e prokurorisë së krimeve të rënda në Prizren, kryetari Jenuzi tha se ka konsideruar se vendimi i kuvendit duhej zbatuar.

‘’Kam menduar, edhe sot mendoj se vendimi i kuvendit pas rishqyrtimit duhet të zbatohet’’, deklaroi Jenuzi.

Për shkak të kalimit të orarit të punës seanca gjyqësore u ndërpre, ndërsa për seancën e radhës do të merret në pyetje i akuzuari i dytë në këtë rast, Lulzim Rifaj.

Aktakuza e Prokurorisë Themelore në Prizren i ngarkon Jenuzin dhe Rifajn se më 27 gusht 2009, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për tjetrin, i kanë shkaktuar dëm ndërmarrjes shoqërore “Sharr Prodhimi” në Dragash, e cila është nën menaxhim të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP).

Prokuroria akuzon Jenuzajn se në cilësi të kryetarit të Komunës së Dragashit urdhëroi drejtorin e Urbanizmit dhe Kadastrës që ta bartë pronën shoqërore në sipërfaqen prej 29,7 hektarësh prej pronarit të ndërmarrjes shoqërore “Sharr Prodhimi” në pronë të Komunës të Dragashit.

Këtë pronë pastaj Jenuzi ua dha në shfrytëzim pa ndonjë bazë juridike blegtorëve.

Rilaj akuzohet se si kryesues i Kuvendit Komunal të Dragashit vuri në rend dite këtë bartje të pronës shoqërore, duke bindur asamblistët që ta votojnë propozimin, edhe pse e dinte se një veprim i tillë është në kundërshtim me ligjet në fuqi, pasi menaxhimi i pronës shoqërore me ligj i përket AKP-së.

Ligji për AKP-në e përcakton këtë agjenci si administratore të ndërmarrjeve publike, pavarësisht nëse ndërmarrjet i janë nënshtruar ose jo transformimit.

Seanca e radhës do të mbahet më datë 19 dhjetor 2014./kallxo.com/

Më Shumë

Prizren, arrestohen 2 persona sulmuan zyrtarët policorë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Prizren, pasi që ata kishin sulmuar zyrtarët policorë. Njëri nga të dyshuarit është dërguar...

Hashim Thaçi sot ka ditëlindjen

sh-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, feston sot 56-vjetorin e lindjes. As kësaj radhe ai nuk do të mund të festojë pranë familjarëve të tij për...

Lajmet e Fundit