10.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Kryetari i Mamushës diskuton prioritetet e qeverisjes me ambasadoren turke

Kryetari i Komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasniq, ka njoftuar se në ditën e parë të punës si udhëheqës i Ekzekutivit lokal ka mirëpritur në vizitë ambasadoren e Turqisë në Prishtinë, Kivilcim Kiliç.

Sipas tij, diplomatja turke e ka uruar atë për marrjen e detyrës dhe i ka uruar sukses në punë gjatë këtij mandati, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Gjatë takimit kam theksuar se qëllimi im si kryetar është që të realizojmë më shumë projekte të aspektit social për Mamushën dhe për qytetarët e saj. Me ambasadoren Kiliç kemi diskutuar lidhur me temat që përfshijnë zgjidhjen e problemit të ujit të pijes, zgjatjen e orarit të punës në 24 orë të Qendrës së Mjekësisë Familjare, rritjen e cilësisë në arsimin parauniversitar, ofrimin e përkrahjes për rininë, qëndrimi afër studentëve që studiojnë në universitetet brenda vendit dhe në Turqi, etj”, ka bërë të ditur Krasniq përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ai ka bërë të ditur se nga ambasadorja turke ka marrë konfirmimin se Republika e Turqisë dhe ambasada e saj në Prishtinë do të vazhdojnë përkrahjen për Kosovën, me theks të veçantë në rritjen e mirëqenies së qytetarëve të Kosovës, por edhe mirëqenies dhe unitetit të komunitetit turk në Kosovë.

Kryetari Krasniq është betuar të premten e kaluar në kuadër të seancës inauguruese të KK-së së Mamushës.

Ai është kryetari i dytë i Mamushës, pasi që prej themelimit kjo komunë është udhëhequr nga Arif Bytyq, që fillimisht ka qenë pjesë e KDTP-së e më pastaj KTAP-së…

Më Shumë

Policia shqipton mbi dy mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 2084 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente...

Sot i jepet lamtumira e fundit “Mjeshtrit të Madh” Jorgo Papingji, Begaj: Tekstet e tij i rezistuan të gjitha kohërave

Sot i jepet lamtumira e fundit “Mjeshtrit të Madh”, Jorgo Papingji. Në orën 11:00 do të zhvillohen homazhet, në ambientet e Radio Televizionit Shqiptar. Më...

Lajmet e Fundit