16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Kryeziu kundërshton partizimin e sakrificës së dëshmorëve nga PDK-ja në Prizren

Përfaqësues të shoqërisë civile kanë vlerësuar se kërkesa e degës së PDK-së në Prizren për vendosjen e 6 shtatoreve të heronjve të UÇK-së paraqet kthim të kësaj partie nga praktikat e opozitarizmit polarizues në nivel lokal.

Madje është shprehur qëndrimi se përdorimi përkatësisht keqpërdorimi i sakrificës së heronjve apo emrave të tyre për përfitime partiake, aspak nuk e nderon sakrificën e tyre, shkruan sot “Koha Ditore”.

Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu, përmes rrjeteve sociale ka pohuar: “Ka ardhur koha që t’i ruajmë dhe t’i nderojmë gratë dhe burrat të guximshëm, që kanë sakrifikuar aq shumë, nga ata, të cilët po vazhdojnë ta keqpërdorin dhe partizojnë sakrificën e tyre”.

Sipas tij, qytetarët e kësaj komune tashti duhet të jenë më aktivë dhe të përfshihen në këtë debat…

Më Shumë

Muriqi kërkon fitore edhe ndaj Hungarisë!

Sulmuesi i Kosovës, në miqësoren ndaj Armenisë edhe kapiten i kombëtares kosovare, Vedat Muriqi pas ndeshjes së fituar ndaj armenëve me rezultat minimal 0-1 për faqen...

E mitura që u raportua e zhdukur dyshohet se u dhunua nga dy persona në Prizren

Një e mitur e cila u raportua e zhdukur më 16 mars nga familjarët e saj, është gjetur nga policia dy ditë më pas...

Lajmet e Fundit