7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Kthimi në shtetin që i ka braktisur

Emigrimi-637x360Këtë javë i është dhënë start kthimit masiv të kosovarëve që kanë migruar së fundmi në vendet e Perëndimit. Ata do të kthehen në shtetin që i ka braktisur.

Kur të mbërrijnë në Kosovë, emigrantët do të gjejnë po atë shtet nga i cili u larguan muaj më parë. Kjo, nga shkaku se ikja nuk e ka zgjuar Qeverinë. Ekzekutivi nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim për të adresuar ato probleme që janë identifikuar si shkaktarë të migrimit më të madh prej më shumë se një dekade.

Përderisa është kjo gjendje harrese nga shteti që qytetarët e ndiejnë, ikja e emigrantëve potencialë thuajse është pamundësuar. Në fundjavë është raportuar të mos jetë vërejtur ndonjë kalim ilegal nga ana e kosovarëve, në kufirin Serbi-Hungari. Në anën tjetër, vendet e Bashkimit Evropianë kanë treguar mungesë vullneti për t’i pranuar ata që tashmë kanë mbërritur në Perëndim. Madje, këtë javë kanë dhënë mesazhe të forta se kosovarët duhet ta gjejnë veten në shtetin e tyre, ashtu çfarë është, përcjell koha.net

Kësisoj, një aeroplan ka riatdhesuar të martën 73 kosovarë nga shtete të ndryshme të BE-së. Aeroplani është nisur nga Budapesti, por shumë pasagjerë të intervistuar kanë treguar se në bord kishte të kthyer nga Hungaria, Gjermania, Franca, Austria, Zvicra e shtete të tjera. Grupe më të vogla, po kështu janë zmbrapsur thuajse çdo ditë. Të kthyerit kanë treguar frustrim të lartë. Shumë nga ta zotoheshin të merrnin sërish të njëjtën rrugë migrimi.

Vendet e BE-së kanë ndërmarrë aktivitete për kthim masiv.

Gjermania ka vendosur që të shkurtojë në vetëm 14 ditë procedurat për azilkërkuesit nga Kosova. Ministrat e brendshëm të landeve, për këtë qëllim, kanë organizuar një konferencë telefonike dhe kanë nxjerrë përfundimin se procedurat e tilla do të jenë “prioritet”.

Autoritetet gjermane kanë dërguar edhe policë në kufirin Hungari-Serbi, për të stopuar kalimin ilegal të kosovarëve. Për ta trajtuar këtë problematikë, në Kosovë ka qëndruar i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Ernst Reichel. /Koha Ditore/

Më Shumë

Sonte El Clasico — mund të përcaktohet titulli i kampionit

La Liga, një nga ligat më atraktive në futbollin evropian, vjen sonte me ndeshjen më të madh të këtij sezoni. Dy rivalët e përbetuar, Real...

Dramë e madhe në Suharekë – super derbi me katër gola

Ballkani dhe Drita ka luajtur një ndeshje të madhe duke barazuar me rezultat 2-2 në kuadër të derbit të javës së 30-të të Superligës...

Lajmet e Fundit