9.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Kuçi: Mustafa po flet pa mbulesë

Kuci-hajredin5-30Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajredin Kuçi i është kundërpërgjigjur pretendimeve të liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, i cili ka thënë të premten se do ta mund Hashim Thaçin në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe në ato nacionale.

Në një deklaratë për “Epokën e re”, Kuçi ka thënë se i kupton ambiciet e çdo individi dhe lideri në politik, por, sipas tij, për këto ambicie kreu i LDK-së duhet të ketë mbulesë.

Ai ka deklaruar se PDK-ja do të punojë ta mbajë dhe ta rrisë besimin e qytetarëve ndaj vizionit të saj. “Është herët për fushatë zgjedhore. Qytetarët do të vendosin kur të vijë koha në zgjedhje se kush do të fitojë. Është e drejt legjitime ambicia e çdo individi apo lideri në politikë, por duhet pasur mbulesë për këto ambicie. Ne do të punojmë që ta mbajmë dhe rrisim besimin e qytetarëve për punën dhe vizionin tonë”, ka thënë Kuçi.

Më Shumë

32 vjeçari nga Suhareka dyshohet se i dha fund jetës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Shirokë të Suharekës, dyshohet se një person i ka dhënë fund jetës së...

Mjekët shpjegojnë se çfarë ka ndodhur me Evan Ndicka

Deklarata e Roma-s ka bërë të qartë se Evan Ndicka nuk kishte ndonjë patologji kardiake, ndaj dhimbjet e gjoksit dhe vështirësitë në frymëmarrje i...

Lajmet e Fundit