7.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Kujtohet Astrit Dehari, në 3 vjetorin e vdekjes së tij

Në trevjetorin e vdekjes së Astrit Deharit, sot kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryesia e këtij subjekti politik, familjarë e miq të Deharit kanë bërë homazhe tek varri i të ndjerit prej ku u kërkua që autorët që i morën jetën aktivistit të VV-së, të vihen para drejtësisë.

Anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca tha se Astrit Dehari ishte aktivist i dalluar i cili ishte plotë vullnet e pozitivitet i vendosur në qëndrimin e tij dhe palëkundur në idealin që e kishte.

Konjufca tha se sot Astrit Dehari po përkujtohet në dritën e një ekspertize të re nga Zvicra e cila tregoi se Astriti as nuk e humbi jetën aksidentalisht, as nuk u vetëvra, por prapa kësaj ngjarje fshihet një krim që dorasit e tij duhet të vihen para drejtësisë.

Kurse, babi i të ndjerit Astrit Dehari, Avni Dehari, falënderoi të gjithë në emër të familjarëve për mbështetjen që po i ofrojnë familjes së tij në këto ditë.

 

Ndërkaq, kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, ka kujtuar aktivistin Dehari përmes një shkrimi në facebook, për të cilin thotë se për një kohë ishte edhe punëtor në Komunën e Prishtinës.

“Ahmeti tha se Dehari përpos se ishte aktivist politik e aktivist i LVV, ishte edhe student shembullor dhe për një kohë edhe punëtor shembullor në Komunën e Prishtinës. Përveç temave të drejtorisë së Shëndetësisë, vinte te unë në zyre gjithmonë kur kishte takuar ndonjë qytetar në hall nga gjendja ekonomiko-sociale dhe mendonte se duhet ti ndihmojmë. E shihte si qëllim jetësor ndihmën për njerëzit në nevojë”, shkroi Ahmeti.

Sipas Ahmetit, vdekja e tij e Astritit në burgun e Prizrenit ku ishte dërguar dhe mbajtur mbetet padrejtësisht mbetet e pasqaruar dhe kjo është barrë jo vetëm për pushtetin e atëhershëm politik e administrativ, por barrë për secilin qytetar të Republikës.

“Barra dhe përgjegjësia veçse do të shtohen deri të zbulohen krejt rrethanat dhe krejt përgjegjësit e asaj çfarë ka ndodhur”, shtoi ai.

Kryetari i Prishtinës tha se sot, në trevjetorin e vdekjes së hershme të Astritit, e kujtojnë të ndjerin si njeri modest, punëtor, zë i butë për miqtë, e zë i fortë për drejtësi e barazi

Në trevjetorin e vdekjes së Astrit Dehari, Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar një sërë aktivitetesh.

Duke filluar nga ora 12:00 do mbahet marshi me moton “Një popull për drejtësi”, pastaj në selinë qendrore të Vetëvendosjes do të dhurohet gjak.

Ndërsa në qytetin e Prizrenit do ndizen qirinj për të përkujtuar aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje i cili u gjet i vdekur në qelinë ku po mbahej. /Koha.net/

 

Më Shumë

Totaj inspekton ndërtimin e obeliskut të UÇK-së

Në vazhdën e punimeve, në projektin “Ndërtimi i infrastrukturës (rrugëve dhe ambientit), turizmit kulturor në Leskovec”, sot, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku...

Policia shqipton mbi një mijë e 500 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1501 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Lajmet e Fundit