16.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

“Kuku, kuku…” pëshpëriste Kryeministri

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në kohën sa ishte në opozitë, ishte vetë ai që kishte çuar puhur duke e kundër ashpër versionin e asokohe të Komisionit Shtetëror për Demarkacionin.

Madje, gjatë raportimit të Komisionit, duke mos u pajtuar me të gjeturat e tij, Haradinaj, asokohe deputet, ia kishte ‘përplasur’ për fytyre kryetarit të Komisionit, Murat Meha, njërën prej hartave në të cilën thirrej Komisioni.

Tash pas ardhjes së tij në krye të Qeverisë, e shkarkoi Komisionin dhe emëroi tjetër komision.

Pas disa muajsh pune, Komisioni erdhi në mbledhjen e Qeverisë për të raportuar për të gjeturat. Kjo praktikë nuk ishte ndjekur asnjë herë.

Kryeministri tha që e bëri këtë për ta respektuar punën e Komisionit. Megjithatë, kryeministri disaherë shfaqi mosdurim gjatë raportimit të të gjeturave të Komisionit.

Aty ishin disa anëtarë të Komisionit dhe, secili në versionin e vet profesional jepte të gjeturat e veta. Kjo i shkaktoi telashe kryeministrit.

Kur kryetari i Komisionit, Shpejtim Bulliqi, ia bëri me dije kryeministrit se secili prej anëtarëve të Komisionit do të flasë nga 10 minuta, kryeministri nuk i pëlqeu fort.

“Kuku, kuku…”, pëshpëriste kryeministri si me shaka.

Komisioni vazhdonte punën e raportimit. Kryeministri dhe kabineti i tij dëgjonin raportimin.

Pati shumë detaje teknike dhe të gjetura të cilat Komisioni i cilësonte si “argumente të reja”. Pasi përfundoi raportimi, pati edhe pakënaqësi.

Ishte zëvendëskryeministri i PDK-së, Enver Hoxhaj, i cili tha se puna e Komisionit nuk e ka qartësuar aspak këtë çështje. Madje tha se nga mbledhja e Qeverisë do të dalë edhe më i paqartë sesa më parë.

Pati reagim edhe nga kryetari i Komisionit, Shpejtim Bulliqi. Ai u mundua t’ia argumentojë edhe njëherë Hoxhajt se ata kanë të drejtë.

Dh krejt në fund, kur kryeministri tha se raportimi i Komisionit sot para Qeverisë mori fund, ishte kryetari i Komisionit, Bulliqi i cili vendosi t’ia dhurojë një kopje fizike të raportit. Kjo i shkaktoi sërish telashe kryeministrit.

Kryeministri u mundua ta bindë Bulliqit të mos e bëjë atë, por kot.

“Raportin e kam marrë edhe në mënyrë elektronike”, i tha kryeministri Bulliqit.

Por Bulliqi mori mundin dhe shkoi te ulësja e kryeministrit dhe ia dorëzoi një kopje fizike të raportit. kryeministri u zu pak në siklet.

“Kuku, kuku…”, tha sërish kryeministri, duke e pranuar kopjen e raportit nga Bulliqi.

Për më tepër, Qeveria e vazhdoi mbledhjen me pika tjera të rendit të ditës./Insajderi.com

Më Shumë

Mourinho mund të jetë zëvendësues i Kloppit në Liverpool

Të zëvendësosh Jurgen Kloppin nuk është aspak e lehtë, trashëgimia që tekniku gjerman ka lënë në Liverpool është shumë e madhe, por tifozët e...

Liria zyrtarisht bie nga Superliga

Liria edhe matematikisht i ka humbur gjasat për mbijetesë, ndonëse ishte dorëzuar kohë më pak. Skuadra prizrenase gjashtë xhiro para fundit nuk ka më gjasa...

Lajmet e Fundit