5.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Kur Isa Mustafës e servilëve të tij, s’u mjafton as pushteti për t’i fituar zgjedhjet në parti!

Liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafës dhe njerëzve të tij besnik duket se nuk po u ec mirë me zgjedhjet e brendshme partiake. Isa Mustafa edhe pse aktualisht është lider i partisë dhe në të njëjtën kohë edhe gjendet në postin më të fuqishëm në vend, atë të kryeministrit, duket se nuk po i mjafton që t’i fitoj me lehtësi zgjedhjet.

Pos që vetë Isa Mustafa dështoi në nëndegën e tij në Tophane, ku duke parë kundërshtime të shumta ndaj mënyrës se si njerëzit e liderit të LDK-së u munduan ta menaxhojnë procesin, çka pastaj bëri që kjo nëndegë të ndahet në dy sosh, vetëm që Mustafa të dalë me fytyrë, edhe njerëzit më të besueshëm të tij thuajse deri më tani dështuan keq.

Hiq më pak se nënkryetarja e partisë, Teuta Sahatçia dështoi si mos më keq në nëndegën e saj në Gjakovë. Madje, ajo nuk arriti që t’i marrë as votat për t’u zgjedhur delegate, që pastaj t’i hapeshin rrugët për garën e mëtutjeshme brendapartiake.

Hiq më mirë se e dyta e partisë nuk kaloi as deputeti Sadri Ferati. Gazeta Blic ka raportuar se si Ferati nuk kishte arritur që të merrte votat për t’u zgjedhur delegatë në nëndegën e tij. Mirëpo, Sadri ferati ka pasur një fatë më të madh krahasuar me Teuta Sahatqinë. Falë nipave të fuqishëm që Ferati i ka në Mitrovicë, ka arritur që të futet si delegatë rezervë në nëndegë. “Nipat e Sadri Feratit kanë kërcënuar se nëse Ferati nuk do të futet si delegat, atëherë do të derdhet gjaku deri në gu”, ka thënë për Gazetën Blic një burim brenda kësaj partie.

Dështimi i njerëzve të Isa Mustafës nuk ka të ndalur.

Bajram Gecaj, i cili konsiderohet si ndër njerëzit më të afërm dhe më të besueshëm të Isa Mustafës dështoi keq. Ai së bashku me asamblistin e zjarrtë të LDK-së, me orgjinë nga PDK-ja, Flamur Shala dështuan në nëndegën e 9, të degës së dytë të partisë në Prishtinë.
Probleme kjo parti ka pasur edhe me zgjedhjet në Podujevë, që konsiderohet ndër bastionet më të fuqishme të LDK-së.
Edhe i preferuari i Isa Mustafës në Gjakovë, Luan Gola është pranë një dështimi spektakular, duke u munduar që të manipuloj me procesin zgjedhor, çdo ditë e më shumë besimin e anëtarësisë së LDK-së, thonë burime të Gazetës Blic.

Derisa problemet e njerëzve të Isa Mustafës vetëm sa po dalin ën sipërfaqe, një zyrtarë i lartë i LDK-së në kushte anonimiteti i ka treguar Gazetës Blic se anëtarësia është kundër Isa Mustafës për të ardhur në krye të partisë.

“Ne çdo ditë jemi në terren. Anëtarësia e gjerë është kundër Isa Mustafës, për faktin e lidhjes së koalicionit me PDK-në. Njerëzit janë shumë të zhgënjyer, se si lideri i tyre për vjet me radhë akuzonte PDK-në e SHIK-un për gjendjen në Kosovë, ndërkohë që bën koalicion me ta”, tha ky burim.
Gazeta Blic ka provuar që të flas edhe zyrtarisht me anëtarë të Kryesisë së LDK-së për të mësuar më shumë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, mirëpo askush nuk ka dëshiruar të flas për këtë çështje.

Ndërkaq, zyrtarisht deri më tani, pos Isa Mustafës, garës për të parin e partisë e ka konfirmuar edhe femra më e votuar në Kosovë Vjosa Osmani dhe ish- kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu, i cili megjithatë arriti ta kaloj testin e parë, që të zgjidhej delegatë në nëndegën e tij.

Gazeta Blic ka raportuar edhe më herët se si Isa Mustafa po e përdor pozicionin e kryeministrit që të menaxhoj procesin e brendshëm zgjedhor. “Zvarritja e emërimit të zëvendësministrave ka të bëjë pikërisht me menaxhimin e zgjedhjeve të brendshme. Mustafa po u premton njerëzve punë dhe pozicione në këmbim të mbështetjes për të rimarrë edhe për një mandat nën drejtim partinë”, tha ky burim.

Isa Mustafa erdhi në krye të LDK-së në vitin 2010, duke e mposhtur Fatmir Sejdiun, i cili e humbi garën, falë edhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila e shpalli si shkelës të Kushtetutës, duke i mbajtur njëkohësisht dy pozita të larta, ata të shefit të shtetit dhe të shefit të partisë./ Gazeta Blic

Më Shumë

114 vjet nga vdekja e shkrimtarit të shquar Mark Twain

Samuel Langhorne Clemens (30 nëntor 1835 – 21 prill 1910) njihet me emrin Mark Twain (Mark Tuejn), ishte një autor dhe humorist amerikan. Ai...

Diplomon gjenerata e 59 e Policisë së Kosovës

Sot në sallën ‘1 Tetori‘ në Prishtinë diplomoi gjenerata e 59 e Policisë së Kosovës, në përbërje të komuniteteve të ndryshme. Këtë ceremoni solemne, me...

Lajmet e Fundit