6.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Kurti: Jemi më proamerikan se disa ambasadorë të ShBA-së

AlbinKurti-une_pyesLideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se partia e tij nuk është antiamerikane, mirëpo, sipas tij ka zyrtarë amerikanë që nuk e pëlqejnë.

“Kjo ndodh për shkak se na krahasojnë me qeveritarët të cilët janë shumë të dëgjueshëm, shumë servilë dhe më pastaj ky krahasim ne na nxjerrë radikalë,” ka thënë Kurti në emisionin “Unë Pyes“, që është emetuar në RTK të hënën në mbrëmje.

Kurti ka theksuar se vizioni dhe alternativa e Lëvizjes Vetëvendosje është më afër politikës së presidentit Obama, sesa që është politika dhe qëndrimet e disa ambasadorëve amerikanë në Kosovën e pasluftës.

“Pra nëse krahason konceptet, kritikën, solucionet që ofrojmë ne, paradoksalisht jemi më afër me presidentin Obama, sesa vetë ta zëmë ambasadorët Tina Kaidanow apo Christopher Dell”, ka thënë Kurti, shkruan Express.

Duke i përgjigjur shumë pyetjeve të qytetarëve nga shumë rajone të Kosovës, Kurti ka thënë se shteti i Kosovës duhet të jetë sekular ku bashkësitë fetare janë të ndara nga shteti.

“Ne nuk jemi për privilegjimin e askujt, por as edhe për shtypjen e askujt dhe e bëjmë dallimin midis ekstremizmave fetarë jo vetëm atij islamik dhe religjioneve ashtu si i dimë dhe i njohim.”

Kurti ka thënë së Vetëvendosje nuk e mban anën e askujt por po ashtu është kundër çdo diskriminimi.

“Islami tradicional që vjen nga Perandoria Osmane është i integruar dhe i integrueshëm në kulturën tonë dhe nuk mendoj që ai paraqet rrezik”, tha ai

“Ekstremizmat fetarë natyrisht që janë të padëshirueshëm dhe çfarëdo shkelje e ligjit ose e rregullave demokratike në Kosovën e pavarur natyrisht që duhet të ndëshkohet nga organet përkatëse.”

Kurti ka thënë se Lëvizja e tij është e shtypur në njërën anë nga policia dhe në anën tjetër nga siç është shprehur tirania e numrave brenda Kuvendit të Kosovës ku bëjnë pjesë kryesisht deputetët me vota të vjedhura.

Ai ka pranuar se që nga koha e ekzistimit, Vetëvendosje ka bërë shkelje brenda por edhe jashtë kuvendit.

“Është e vërtetë që prejse ekzistojmë ne jo vetëm në kuvend por edhe jashtë kuvendit kemi ndërmarrë veprime të ndryshme të cilat kanë bërë shkelje të vogla por kjo ka qenë gjithmonë me qëllimin e mirë që të vënë në pah padrejtësitë e mëdha të cilat po i bëhen popullit të Kosovës.”

“Mos harroni që ne kur e kemi shkelur ndonjëherë ligjin e kemi paguar shumë shtrenjtë këtë ndërkohë që i keni qeveritarët që kanë shkelur masivisht ligjin dhe shumica dërmuese e tyre për asnjë gjë asnjëherë nuk janë përgjigjur.”

I pyetur nga një qytetar serb pse sot nuk flet Serbisht, Kurti ka thënë se një gjë të tillë e ka bërë shumë rrallë pasi që disa media serbe e kanë keq cituar, por ai ka thënë se është i gatshëm të jap intervista në gjuhën serbe vetëm nëse ato janë drejtpërdrejt.

“Me deputetët që janë në Kuvendin e Kosovës shumë më tepër kam folur serbisht sesa shqip, për shkak se e di shumë më mirë serbishten sesa ata që e dinë shqipen, nëse ndonjëri e di shqipen.”

Kurti ka thënë se në një qeverisje të udhëhequr nga ai do të ketë vend edhe për ministra nga komuniteti serb.

Më Shumë

Sindikata e Arsimit paralajmëron protestë më 1 maj

Sindikata e Arsimit ka paralajmëruar se nëse qeveria nuk shqyrton kërkesat dhe shqetësimet e paraqitura nga kjo sindikatë, do ndërmerren veprime sindikale. Drejtues të kësaj...

Barcelona refuzon një ofertë të majme për Raphinhan, kërkon 20 milionë më shumë

Raphinha pritet të largohet nga Barcelona në afatin kalimtar të verës, por vetëm për ofertën e duhur. Sulmuesi brazilian ka shpërthyer në javët e fundit...

Lajmet e Fundit