16.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Kurti: Protesta e 17 shkurtit do t’ia kalojë asaj të janarit

Opozita e bashkuar ka mbajtur një tubim me qytetarë në Sallën e Kuqe në Prishtinë, ku po flitet për situatën politike në Kosovë dhe mobilizimin për protestën e 17 shkurtit.

Donika Kadaj Bujupi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në fjalën e saj tha se kur ka filluar rezistencën ndaj së keqes qeverisëse, shumë njerëz nuk besonin në ta. Por sot pas gjashtë muajsh i gjithë populli u bind që gazi është e vetmja mënyrë për të dal nga dy marrëveshjet që qeveria e Kosovës ka bërë me Serbinë dhe Malin e Zi.

“Ne bashkë ja dolëm me i ndal marrëveshjet dhe do t’ia dalim për ta rrëzuar qeverinë që për kaq vite bënë dëme. Janë pushtetarët që bënë që të rinjtë ta humbin besimin. Ata janë njerëz që duhet të japin llogari për varfërinë në këtë vend. Varfëria është mungesë parash, mungesë investimi kur qeveria ta kthen shpinën, siç bëri kjo qeveri. Me 17 shkurt i gjithë populli do t’ia kthejë shpinën qeverisë dhe do ta bëjë të pa dukshme”, tha Kadaj Bujupi, duke i bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen opozitës më 17 shkurt në qendër të Prishtinës.

Ndërkohë Shyqri Bytyqi, nga NISMA, tha se kjo opozitë ka arritur që të bashkohet për të mbrojtur Republikën. Nuk jemi vetëm si opozitë e bashkuar, por me ne janë edhe shumë qytetarë të këtij vendi që I bashkohen kauzës tonë.

“ Ata (qytetarët) treguan se kur është në pyetje dëmi që po i shkaktohet vendit nuk ndalen. Protestën e solli jo vetëm angazhimi jonë por edhe qytetarët që e kuptuan se pas luftës së UÇK-së është momenti që secili qytetarë ka mundësi ta japi maksimumin për ta mbrojtur vendin e vet”, tha Bytyqi.

Para të pranishmëve foli edhe Albin Kurti nga Vetëvendosje, i cili tha se Serbia nuk ka hasur në rezistencë të Qeverisë së Kosovës, por vetëm të opozitës së bashkuar. Me peticionin, gazin, aksione e protesta qe kulmuan me protestën e 9 janarit i kemi dhënë goditje të madhe Serbisë, tha Kurti.

“As një qeveri nuk ka dhënë një goditje të tillë se sa ajo e 9 janarit. Zajednica ka vdekur dhe obligimi ynë është që ajo të ndalet. Me demarkacionin duan të na thonë se Kosova nuk ka kufij. Mbrojtja e kufirit dëshmohet nga ata që e duan territorin, e këtë nuk po e bënë Qeveria. Mali i Zi u dakordua për rinegocim por qeveria nuk e pranoi sepse i duhet a pranojë krimin. Tash me Zajednicën dhe demarkacion duan të na marrin Ujmanin, e nesër edhe Badovcin e Rugovën. Kjo është arsyeja që ne nuk do të ndalemi për asnjë çmim”, tha Kurti.

Ai përmendi disa herë se planet e Serbisë do të ndalen nga rezistenca e opozitës së bashkuar në Kosovë, meqë këtë nuk po e bënë qeveria e Kosovës

“Qeveria e ka hallin pse ne kemi ideale dhe qëllim. Ne kemi ndërmarrë veprime radikale sepse jetojmë në një kohë ekstreme. Në Beograd janë unik sa i përket shqiptarëve, në Kosovë jemi nda. Mustafa e Thaçi nuk mund të bashkëpunojnë edhe me Serbinë edhe opozitën. Zajednica ka rënë ka vdekur, vetëm Thaçi e Mustafa duan që ajo të ngjallet. Kjo Qeveri duhet të shkojë. Me 17 shkurt duhet ta kalojmë edhe 9 janarin”, ka thënë Kurti.

Më Shumë

Bayern Munichu me kërkesë të fundit për Alphonso Davies

Tani ose kurrë. Siç thuhet në Gjermani, Bayern Munich i ka dhënë Alphonso Davies një javë kohë për të marrë një vendim për të...

Tejeci thotë se Behgjet Pacolli duhet të jetë kryeministër i Kosovës

Kryetari i AKR-së në Prizren, Afrim Tejeci vlerëson se lideri i partisë së tij, Behgjet Pacolli, duhet të jetë kryeministër i Kosovës. Sipas tij,...

Lajmet e Fundit