7.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Kurti: Qeveria e Kosovës i ka tre kryeministra

AlbinKurti1205Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në emision i “Argument Plus” të RTV21, ka thënë se Kosova i ka tre kryeministra.

Sipas tij, kryeministra janë: Isa Mustafën nga LDK, Hashim Thaçin nga PDK dhe Aleksandër Vuçiq përmes Listës Serbe.

“Kjo do ta bëjë Kosovën jofunksionale si Bonjën e pasluftës, ndërsa në aspektin ekonomik të mjerë si Amerikën Latine në çerekun e fundit të shekullit të kaluar”, ka deklaruar Kurti.

Ai tha se Blloku i mëparshëm nuk ishte krijuar për të dashurisë që LDK, LVV, AAK e NISMA kishin për njëri-tjetrin, por se LDK-së dhe AAK-së i janë dashur numrat e Vetëvendosjes.

“Ata e kanë pasur nevojën tonë. Po t’i kishin pasur numrat, kurrë s’na kishin thirre”, tha Kurti.

Më Shumë

Shkolla ‘Bajram Curri’ në Romajë të Hasit, drejt një fushe sportive të re

Shkolla fillore “Bajram Curri” në Romajë të Hasit, shumë shpejt do të bëhet me fushë të sportit. Drejtori i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit...

Policia në Prizren mbajti ligjëratë në shkolla mbi temën “Dhuna në Familje”

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë në Bashkësi dhe Parandalim-DPP/Prishtinë, zbatuan Strategjinë e Inteligjencës dhe Policisë në Bashkësi. Në...

Lajmet e Fundit