11.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

Kurti: S’kemi sovranitet

Albin KurtiAlbin Kurti ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje! është që me çdo kusht që Kosova të bëhet një shtet me sovranitet dhe integritet territorial.
“Sovraniteti merret, nuk jepet, nuk dhurohet. Sovraniteti është politik edhe institucional, pra sistemi shtetëror, udhëheqja shtetërore që vepron në interes të përgjithshëm. Sovraniteti është edhe ekonomik, pra pasuritë natyrore, ndërmarrjet strategjike, ndërmarrjet publike. Pastaj kemi edhe sovranitetin ushtarak, pra mbrojtjen e kufijve shtetëror”, ka thënë Kurti, gjatë një tubimi me qytetarë në fshatin Ponoshec të Gjakovës, duke shtuar se sovranitetin politik dhe institucional “nuk e kemi”.

“Ngase e kemi EULEX-in mbi kokë, që nuk na jep llogari nga njëra anë dhe strukturat kriminale që veprojnë në çerekun e shtetësisë. Sovranitet ekonomik nuk e kemi për shkak se janë shitur mbi 600 ndërmarrje publike, pa pyetur asnjëherë se çfarë, si dhe pse duhet të privatizohet dhe sovranitet ushtarak nuk kemi ngase nuk kemi ushtri që na mbron kufijtë shtetëror”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se nuk ka kuptim liria me këtë pabarazi. “Liria me këtë pabarazi është liri për disa e kjo liri për disa është diktaturë. Ne do ta ndryshojmë gjendjen duke e ngritur popullin në këmbë, këta mund të na e vonojnë, por jo të na ndalin”, është shprehur Kurti.
Në këtë kontekst, ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje! kurrë nuk do të lejojë që politika të mbetet pa moral e pa ideal. “Gjithmonë do te jemi në ballë për çfarëdo që e kërkon nevoja, por do të na duhet edhe përkrahja e popullit për ta realizuar këtë”, ka thënë Kurti.

Lideri i VV-së, ka mbajtur një takim me qytetarë edhe në fshatin Isniq të Deçanit.

Më Shumë

Kurti për Asociacionin: Nuk bëj hapa që rrezikojnë Kosovën|

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një intervistë në "Lajmet e fundit" tha se Kosova e ka një shancë të jashtëzakonshme për anëtarësim në...

Parashikohet rënie e temperaturave në javën e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se për javën e ardhshme parashihen ulje e temperaturave të vlerave ekstreme dhe reshje të shiut. E hëna...

Lajmet e Fundit