7.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Kurti: Zgjedhjet nuk janë sport, siç mendon Thaçi

AlbinKurti1205Në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka thënë se PDK si pakicë parlamentare tani i ka vënë në lëvizje tre persona: Flora Brovinën, Enver Hasanin dhe Atifete Jahjagën.

“Janë këta tre persona të cilët pamundësimin që ia kemi bërë ne PDK-së që ta ripërtërijë regjimin e vjetër me një Qeveri të re, në të njëjtën kohë e kanë shndërruar në një bllokim të shumicës parlamentare që të mos lejohet që ne ta konstituojmë Kuvendin e më pas ta formojmë edhe Qeverinë e re”, tha Kurti.

Duke folur për PDK-në, si një parti-shtet, Kurti tha se kjo parti përveç të tjerave e ka keqkuptuar edhe idenë e zgjedhjeve demokratike.

“Zgjedhjet demokratike nuk janë garë sportive mbi atë se kush doli i pari siç mendon PDK. Shumica e tërësisë shënon rezultatin legjitim. Por, PDK-ja nuk e konsideron tërësinë – popullin dhe republikën, por veten – partinë me farefis”, u shpreh Kurti.

Ai më tej shpjegoi para të pranishmëve marrëveshjen e arritur me LDK-në, AAK-në dhe Nisman më 10 shtator, duke e shtjelluar në detaje secilën pikë të saj.

“Për çështjet themelore si puna e privatizimeve neoliberale dhe negociatave me Serbinë, jo vetëm në Kosovën e pasluftës por realisht edhe në atë të paspavarësisë nuk ka pasur fare qeveri. Privatizimi dhe negociatat kanë qenë përherë të paqeverisshme. Ato kanë qeverisur me shtetin dhe qeverinë. Marrëveshja jonë e 10 shtatorit e ndryshon këtë”, theksoi Kurti.

Studentët e pranishëm në këtë tubim shprehën shqetësimet e tyre lidhur me gjendjen aktuale në Kosovë, dhe jepnin komente të ndryshme lidhur me atë se si do të mund të dilej nga kjo situatë.

Njëri nga studentët pyeti Albin Kurtin nëse VETËVENDOSJE! dhe LAN e kanë konsideruar ndonjëherë mundësinë që ta lejojnë PDK-në në postin e Kryeparlamentarit, me ç’rast Kurti u përgjigj se ata besojnë se shumica duhet t’i formojë institucionet.

“Mendoj që PDK nuk është e interesuar për kryeparlamentarin. Janë të interesuar ta mbajnë qeverinë, siç e tha edhe vetë Bajram Rexhepi. Ata nuk ngopen me kryeparlamentarin. Ata duan marrëveshje paketë. Flora Brovina kur e ka shtyrë seancën, ende pa u bërë 24 orë e ka thënë shumë qartë që pa marrëveshje të liderëve nuk thërret seancë. Pra, PDK nuk do marrëveshje për kryeparlamentarin, por për të gjitha. Duan marrëveshje totale!”

Më Shumë

Zafir Berisha: Lubizhda e Hasit ishte mbështetja e fuqishme e luftës së UÇK-së

Kryetari i Nismës në Prizren, Zafir Berisha ka kujtuar dëshmorët dhe martirët e fshatit Lubizhdë të Hasit “Sot, 25 vite më parë (12 prill 1999)...

Divorci Besi-Xhensila? Habit avokati: Ata po ndahen për pasuritë e Ilir Metës, kanë vila e prona miliona euro

Avokat Idajet Beqiri teksa ka komentuar ndryshimin e stilit të jetesës së kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka theksuar se edhe aktori...

Lajmet e Fundit