10.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Kush është Sh. Hallaqi, i dyshuari për sulm ndaj policisë në Prizren?

policia e kosoves pk

I dyshuari për sulmin e sotëm në stacionin policor të Prizrenit është person i njohur për organet e rendit.

Gjatë paradites së sotme, policia zbuloi identitetin e të dyshuarit. Bëhet fjalë për Sh. Hallaqin, i lindur në vitin 1981, i cili rreth orës 06:17, kishte hyrë i armatosur me AK-47 në stacionin e policisë dhe duke qenë nën ndikim të alkoolit ka shtënë me armë në mënyrë të pakontrolluar dhe më pas është larguar ne drejtim të panjohur.

KALLXO.com ka mësuar se mbrëmë në orën 23:15 në qendër të Prizrenit, ai e ka dëmtuar një kabinë të postës dhe kjo është arsyeja pse ai është arrestuar nga policia dhe është mbajtur në stacion.

Megjithatë ai qe liruar me urdhër të prokurorit kujdestar në procedurë të rregullt.

Burime të policisë bëjnë të ditur se Sh. Hallaqi deri më tani ka 10 raste të hapura në polici të natyrave të ndryshme.

Në tri prej tyre, ai dyshohet për lëndim të lehtë trupor. Në vitin 2009 ai kishte të hapur një rast për sulm ndaj personit zyrtar dhe një tjetër për vjedhje.

Të gjitha këto lëndë i janë referuar prokurorisë më herët.

Deri më tani policia ka bastisur disa lokacione në kërkim të të dyshuarit dhe gjatë bastisjeve ka gjetur një kallashnikov. Por ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për armën me të cilën është sulmuar policia.

Bastisjet janë duke vazhduar edhe në lokacione tjera të dyshuara.

Sulmuesi i Stacionit të Policisë në Prizren, ishte nën ndikim të alkoolit 

Policia e Kosovës ka dhënë më shumë detaje rreth sulmit të sotëm në stacionin e policisë “Alfa” në Prizren.

Sipas policisë, rreth orës 06:17, personi i dyshuar Sh. Hallaqi nga Prizreni i armatosur me AK-47 dhe duke qenë nën ndikim të alkoolit ka hyrë ne objektin e stacionit policor në Prizren dhe në mënyrë të pakontrolluar ka shtënë me armë dhe më pas është larguar ne drejtim të panjohur.

“Nuk ka persona të lënduar në lidhe me këtë rast ndërsa janë ndërmarrë të gjitha masat e duhura ligjore në ekzaminimin e vendit të ngjarjes. Në vend ngjarje kanë dalë ekipet e specializuara, stafi komandues si dhe Prokurori i shtetit. Me urdhër te Prokurorit të Shtetit janë kryer katër bastisje me qëllim të kapjes së të dyshuarit, i cili është i njohur për policinë. Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse”, thuhet në njoftimin e policisë.

Burime të KALLXO.com bëjnë të ditur se i dyshuari për sulm në stacionin policor në Prizren ka qenë i arrestuar dy orë para se të ndodhë sulmi, dhe është liruar në procedurë të rregullt.

Më Shumë

Intervenohet për ndalimin e rrjedhjes së ujit në lokacionin arkeologjik në Sheshin e Lidhjes së Prizrenit

Një problem i vazhdueshëm me rrjedhjen e ujit në lokalitetin arkeologjik në Sheshin e Lidhjes së Prizrenit ka shqetësuar autoritetet që nga fundi i...

Nektari i luginës së harruar

Enver Sulaj Unë nuk mund të hyj në vetminë tënde As në trishtimin tim në ditën e kryqëzimit Kur turma ulërinte drejt qiellit skëterrë. Unë nuk mund ta...

Lajmet e Fundit