5.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

Kush janë Ministrat e ardhshëm të Qeverisë PDK-LDK?

QeveriaKosoves-NdertesaZyrtarët e Lidhjes Demokratike, e ata të Partisë Demokratike, vazhdojnë me shpreh qëndrime të ndryshme për postin e kryeministrit.

Por, burime të besueshme të Televizionit Rrokum mbrenda grupeve punuese për ndamjen e resoreve ministrish dhe planin qeverisës, thonë se nuk asht definitive posti i kryeministrit.

Simbas këtij burimi, pozita e të parit të qeverisë po diskutohet, dhe marrëveshja edhe në grupet punuese, dhe se marrëveshja për këtë nuk asht arritë.

Gjithnji simbas këtij burimi, nëse kryeministër ka me qenë kryetari i Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa, atëherë PDK ka me i drejtue 8 ministri, ndërsa LDK 7.

Ndërsa katër ministri, asht vendos me iu lanë në drejtim partive minoritare.

Por, në rast PDK nuk lëshon pe, dhe vazhdon me insistue që Hashim Thaçi me mbet kryeministër, atëherë, ai ka me drejtue qëverinë edhe për dy vjetët e ardhshme, derisa presidentes aktuale, Atifete Jahjagës t’i kaloj mandati.

Pastaj në 2016, Thaçi, kandidon për postin e Presidentit, ndërsa në karrigen e kryeministrit vendos Isa Mustafa, apo Lutfi Haziri.

Televizioni Rrokum ka sigurue edhe disa nga emnat e mundshëm për ministra, të cilët janë diskutue në takimin e fundit të grupit punues.

Disa prej ministrave t’ardhshëm të qeverisjes PDK-LDK, janë Bardhy Meta – Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Sadri Ferati -Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Valon Murtezaj, Ministër i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni – Ministër për Integrime Europiane.

Grupi punues ka mbet me vendos ndërmjet dy emnave për Ministër të Shëndetësisë Bekim Haxhiu dhe Bajram Rexhepi.

Blerand Stavileci ka gjasë me mbetë si Ministër i Bujqësisë, apo me u emnue ministër i Administratës Publike.

Memli Krasniqi, aktualisht ministër i kulturës, ka mundësi me drejtue ministrinë aktuale, megjithëse, Ministria e Kulturës, asht njana nga 4 ministritë që mundet me iu lanë partive të minoriteteve.

Agim Çeku ka me vazhdue me mbetë Ministër i Forcës së Sigurisë.

Ndërsa Ministrinë e Arsimit PDK po synon me ia besue Ferid Aganit, kryetar i Partisë së Drejtësisë.

Grupet punuese, kanë me u mbledh edhe të Hanën, me diskutu për resoret e tjera ministrore.

Televizioni Rrokum, po ashtu ka mësue se seanca për përmbylljen e konstituimit të Kuvendit nuk ka me u mbajt deri në fund të javës që vjen, përkatësisht deri në ndamjen e tanë resoreve ministrore.

Më Shumë

Kryetari Shaqir Totaj në SHBA afirmon bashkëpunimin e Prizrenit me Amerikën

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka zhvilluar takime me Drejtoreshën e Zyrës së Evropës...

Kalon në Komisionin për Arsim Projektligji për Provimin e Maturës, Nagavci: Evidentohet mundësia për të kopjuar

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se nxënësit të së njëjtës klasë do të shpërndahen në Provimin e Maturës,...

Lajmet e Fundit