16.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Kush janë vrasësit e aktivistëve të LDK-së, sipas truprojes së Sali Berishës

Izet Haxhia, ish truproja i Sali Berishës, ne kohen kur ky i fundit ishte President i Shqipërisë, i dënuar në mungesë me 25 vjet burg për përfshirjen në vrasjen e Azem Hajdarit në vitin 1998, ka folur ekskluzivisht për emisionin Magazina të Radio Dukagjinit.

Duke folur për vrasjen e Azem Hajdarit, Haxhia këtë akt e ndërlidhi edhe me vrasjen e Ahmet Krasniqit dhe Ilir Konushefcit. Madje, sipas tij, po të njëjtit kanë tentuar ta eliminojnë fizikisht edhe ish-presidentin Ibrahim Rugova në vitin 1999, në aeroportin e Rinasit.

“Është një lidhje që e bënë mes vrasjes së Azem Hajdarit e kolonel Ahmet Krasniqi. Është e njëjta dorë jo vetëm e këtyre, por edhe në vrasjen e gjeneral Ilir Konushevcit në të gjithë këto vrasje. Dua të them edhe diçka që ka qenë i përgatitur edhe një atentat ndaj presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova nga viti 1999, po nga ky grup dhe për arsye si duket i njoftuar nga shërbimet huaja, Rugova nuk zbriti fare nga avioni në Rinas, për të ardhur në Tiranë. Por, ato bomba të telekomanduara që do të përdoreshin për të eliminuar Rugovën, i janë dhënë grupit të komandës që ka eliminuar Haklajn”, tha Haxhiu.

Ish-truproja i Sali Berishës ka mohuar përfshirjen e tij në vrasjen e Azem Hajdarit duke theksuar se kur të ekstradohet në Shqipëri ai do të kërkoj rihapjen e rastit “Hajdari”.

“Unë nuk kam pas fare të bëjë me këtë vrasje. Këto akuza kanë qenë, akuza politike të sajuara nga dy krahët e politikës, por të fshehur urdhëruesit e vërtet të vrasjes së Hajdarit. Në këtë vrasje, sipas të gjitha atyre që kam arritur të kuptoj, pas një periudhe shumë të gjatë janë ngatërruar shumë segmente. Që nga shërbimi sekret shqiptar, segmentet e shërbimeve të huaja dhe segmenti të politikës së Kosovës”, tha Haxhia duke thënë se lidhjet do të sqarohen kur të sillet kur të rihapet kjo çështje.
Gjykata e Lartë në Turqi ka miratuar ekstradimin në Shqipëri të Izet Haxhisë.

Më Shumë

‘O do të flasësh, o do të vdesësh’- Dëshmia tronditëse e ish-partizanit: Kapiteni dhe nëntogeri më torturonin

Antifashistët që ishin burgosur në Itali në rrethana të ndryshme, por që u liruan nga anglo-amerikanët në vitin 1943, pas largimit të misionit amerikan...

Nxënësit e shkollës ‘Mehmet Akif’ vizituan Prokurorinë Themelore në Prizren

Në kuadër të takimeve me qytetarë, Prokurorinë Themelore në Prizren të mërkurën e kanë vizituar nxënësit e klasave të katërta të shkollës “Mehmet Akif”...

Dhimbja

Lajmet e Fundit