13.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Kuvendi i Kosovës, Zafirit ia kujton kohën e Rrahman Morinës

ZafirBerisha11-14Kryetarit të Bashkimit Demokratik(BD) në Prizren, Zafir Berishës nuk i ka pëlqyer debati që është zhvilluar dje në Kuvendin e Kosovës për vazhdimin e misionit të EULEX-it dhe themelimin e Gjykatës Speciale në Kosovë. Ai thotë se debati i djeshëm i deputetëve të Kuvendit të Kosovës, më shumë i ka ngjarë Kuvendit të Rrahman Morinës.

“S’di pse dje mu kujtu Kuvendi i kohës së Rrahman Morinës, kur thonin se me suprimimin e Autonomisë së Kosovës nuk humbim asgjë”, thotë Berisha.

“ E vërteta është se ne humbëm afër 12 mijë shqiptarë të vrarë dhe shkatrrimin total të Kosovës”.

Kuvendi i Kosovës, dje i ka thënë po vazhdimit të misionit të EULEX-it dhe themelimit të Gjykatës Speciale në Kosovë.

89 deputetë i kanë dhënë përkrahje vazhdimit të misionit të EULEX’it dhe per themelimin e Gjykates Speciale. Vetëm 22 kanë votuar kundër dhe dy të tjerë kanë abstenuar.

Në këtë formë, EULEX’i do të vazhdojë prezencën në Kosovë, në kuadër të ligjeve të Kosovës dhe marrëveshjes me BE’në.

Kryetari i Bashkimit (BD), Zafir Berisha, ndërkaq vlerëson se Kosova ka qenë para aktit të kryer në raport me themelimin e Gjykatës Speciale për krimet e pretenduara të luftës në Kosovë.

Berisha thotë se Kosova nuk ka pasur fuqi juridike dhe politike për ta kundërshtuar këtë Gjykatë Speciale. “ Fajin kryesor për këtë e kanë njerëzit të cilët kanë lejuar që Kosova të vijë deri para një akti të kryer”.
“Themelimi i çfarëdo tribunali, i cili krijohet ekskluzivisht për UÇK-në, është atak që i bëhet luftës çlirimtare, për kohën kur dihet se kush ka bërë krime në Kosovë”.

Berisha thotë se kjo gjykatë mund ta dëmtojë imazhin e Kosovës. “ Një tribunal i cili bëhet ekskluzivisht për UÇK-në e dëmton imazhin e Kosovës. Nuk ka kurrfarë logjike të krijohet një tribunal ose gjykatë speciale e cila merret ekskluzivisht vetëm me njërën palë, kur dihet se agresori ka qenë Serbia”.

“Nëse Dick Marty pretendon se ka pasur krime, kur dihet se UÇK-ja ka bërë luftë çlirimtare, kurse Serbia ka qenë okupatore, e cila ka bërë luftë gjenocidale në Kosovë. Për vetë faktin se ky tribunal do të merret me krimet e supozuara të Dick Martit nga UÇK-ja, faktikisht është një imazh i keq për luftën çlirimtare”.

Por, ish-komandanti i UÇK-së në Zonën e Vërrinit në Prizren, Zafir Berisha, është shprehur i bindur se UÇK-ja ka bërë luftë të pastër dhe çlirimtare. Sipas tij, të gjitha akuzat e ngritura kundër luftëtarëve të lirisë bazën e kanë në Beograd.

“2 milionë për qind jam i bindur se UÇK-ja ka bërë luftë të pastër dhe nuk kemi kurrfarë arsye të fiksohemi. Gjykatat e UNMIK-ut dhe EULEX-it kanë dështuar në ndjekjet që kanë bërë për shkak se 90 për qind e dosjeve janë bërë nga Serbia. Këtu ka qenë dështimi i gjykatës ndërkombëtare. Në kemi rastin e Haradinajt dhe Limjat, ku shumë dosje dhe dëshmitarë që kanë dëshmuar kundër tyre kanë që të ndikuar nga Serbia. Dyshoj se edhe me këtë rast, me tribunalin që po pretendohet të krijohet, dosjet për ndjekje e kanë bazën në Beograd”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Lajmet e Fundit