9.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Kuvendi i Prizrenit, debatoi për rikthimin e vendimeve nga ministritë

Të mërkurën është mbajtur seanca e radhës së Kuvendit të Prizrenit, ku kanë dominura pikat për rishqyrtimin e disa vendimeve të mëhershme nga organi më i lartë legjislativ i Prizrenit, sipas kërkesave të disa ministrive të qeverisë së Kosovës. Pas pikave të rëndomta, Kuvendi i Prizrenit rishqyrtoi kërkesat e MAPL-së dhe MAPH dhe me shumicë votash pas një debati miratoi vendimin për dhënien në shfrytëzim një operatori për një periudhë 10. vjeçare për menaxhim të Parkut të Qytetit. Gjithashtu Kuvendi miratoi vendimet e mëhershme për dhënien në shfrytëzim KRU “ Hidroregjioni jugor” të pronës komunale me qëllim të ndërtimit të impiantit të ujërave të zeza në fshatin Vlashnje.Gjithashtu nuk mungoi debati për rishqyrtimin e vendimit për lejimin e zhvillimit të procedurave për hartat zonale në territorin e komunës së Prizrenit. Me këtë rast, kryesuesi i Kuvendit, shprehu disa mospajtime me kërkesën për rishqyrtim të këtij vendimi të mëhershëm.

Por, Artan Abrashi nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Skender Susuri nga Nisma, kërkesat për rishqyrtim të vendimeve nga ministritë i arsyetuan duke kritikuar drejtuesit e drejtorive komunale pë paaftësi në hartimin e planeve dhe projekteve për miratim në Kuvend, madje ky i fundit tha se në rastin për lejimin e zhvillimit të procedurave për hartat zonale në territorin e komunës së Prizrenit, kemi të bëjmë edhe me shkelje ligjore, dhe se për një gjë të tillë ndjehemi krenar për faktin se nuk është votuar kjo pikë në seancën ku është diskutuar për këtë pikë, theksoi Skender Susuri. Shumë kuvendarë shprehen shqetësimet e tyre rreth rolit që duhet ta ketë organi më i lartë legjislativ në Prizren, sepse sipas tyre pas kërkesave të ministrive për rishqyrtim të vendimeve të mëhershme po zbehet dukshëm roli që duhet pasur ky Kuvend, u shprehën ata. Në seancën e sotme, pa kërkesë të ndonjë ministrie, Kuvendi i Prizrenit në fund miratoi vendimin për lejimin e debatit publik të draft-rregullores për Orarin e Punës të Subjekteve Afariste Tregtare, Hoteliere, Zejtare dhe Shërbyese në Komunën e Prizrenit./TV Prizreni/

Më Shumë

Bexheti: Pa UÇK nuk do të kishte intervenim të NATO-s

Sot mbushen 25 vjet nga fillimi i sulmeve të NATO-s ndaj caqeve ushtarake policore serbe. 25 vjet më parë NATO ndërhyri për të ndaluar...

Krasniqi përkujton të rënët në masakrën e Krushës së Madhe: Asnjëherë s’do të lejojmë që sakrificat e popullit tonë të harrohen

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, e ka përkujtuar Masakrën e Krushës së Madhe, që ndodhi 25 vjet më parë. Në këtë...

Lajmet e Fundit