16.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Kuvendi rishpall konkursin për Avokatin e Popullit

Kuvendi i Kosovës ka rishpallur konkursin për Avokat të Popullit, të cilin dështoi ta zgjedh në dy legjislaturat e fundit.

Në bazë të konkursit të shpallur përmes medieve të shkruara, bëhet me dije se mandati i Avokatit të Popullit është 5 vjeçar, pa të drejtë rizgjedhjeje.

Kandidati për Avokat të Popullit duhet të jetë shtetas i Kosovës, të ketë arsim të lartë, të ketë karakter, ndershmëri dhe moral të lartë, të ketë eksperiencë dhe njohuri të dalluara në fushën e të drejtave të njeriut, të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për vepër penale të dënueshme me legjislacionin e Republikës së Kosovës, si dhe të mos ushtrojë funksion në parti politike, deputet në legjislaturën e Kuvendit të Kosovës që e zgjedhë atë, apo anëtar i kabinetit qeveritar.

Konkursi mbetet i hapur deri më 7 maj.

Ditë më parë Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Peticione dhe Persona të Pagjetur, ka miratuar vendimin për përsëritjen e konkursit për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

Në fillim të muajit prill, as në rundin e tretë të votimit në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjen e Avokatit të Popullit nuk u nxor një fitues. Veton Vula, kandidati i vetëm që kishte mbetur, mori vetëm 49 vota, që nuk ishin të mjaftueshme për ta promovuar në këtë post.

Për t’u bërë Avokat i Popullit, kandidati duhej të fitonte së paku 61 vota, pra një më shumë se gjysma e numrit të përgjithshëm të deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Në garë ishin edhe tre kandidatë të tjerë, Shqipe Ibraj-Mala, Mazllum Baraliu dhe Suzan Novobërdali.

Partitë në pushtet, megjithëse me shumicë votash në Kuvend, nuk kanë arritur t’i funksionalizojnë institucionet me rëndësi për vendin. Ka kaluar më shumë se një vit prej kur institucioni i Avokatit të Popullit funksionon me ushtrues detyre, e edhe muaj të tërë do të mbetet kështu, meqë në rastin e fundit, Kuvendi dështoi ta zgjedhë atë.

Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e Kosovës, Lirie Kajtazi, që vjen nga partia në pushtet LDK, kishte thënë më parë për KTV se është e pafalshme për legjislativin që për kaq kohë të mos arrijë ta votojë Ombudspersonin.

Zgjedhja e Avokatit të Popullit kishte dështuar njëherë edhe në fund të legjislaturës së kaluar, kur në pushtet ishte PDK dhe AKR./Koha.net/

Më Shumë

Mourinho mund të jetë zëvendësues i Kloppit në Liverpool

Të zëvendësosh Jurgen Kloppin nuk është aspak e lehtë, trashëgimia që tekniku gjerman ka lënë në Liverpool është shumë e madhe, por tifozët e...

Përkujtohet dëshmori Ismajl Kryeziu

Të enjten është përkujtuar në 25 vjetorin e rënies heroike, dëshmori Ismajl Kryeziu. Në 25 vjetorin e rënies heroike të dëshmorit Ismajl Kryeziu, është përkujtuar...

Lajmet e Fundit