7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

LAJMI I FUNDIT: Partnerët e koalicionit pranojnë propozimin e LDK-së për demarkacionin

 

Është arritur marrëveshje mes gjithë partnerëve të koalicionit që të pranohet propozimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës për demarkacionin.

Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga këshilltari i zëvendëskryeministrit, Behgjet Pacolli, Jetlir Zyberaj.

“Po është arritur marrëveshje mes gjithë partnerëve të koalicionit”, ka thënë shkurt Zyberaj.

Dje kryeministri, Ramush Haradinaj pati një debat të ashpër në Kuvend, teksa po mbahej seanca për demarkacionin, me LDK-në duke u thënë se “sa të jam unë ktu ky raport (raporti i Shpejtim Bulliqit) nuk do të hiqet”.

LDK këmbëngulte se nuk do ta votonin demarkacionin nëse kësaj marrëveshje i bashkëngjitej raporti i Shpejtim Bulliqit. /Lajmi.net/

Më Shumë

Lajmet e Fundit