8.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Lansohet projekti për një Prizren të Qëndrueshëm

 

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë dhe Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) nënshkruan marrëveshjen për një projekt që do të kontribuojë në uljen e cenueshmërisë nga ndryshimet klimatike nëKosovë. Kjo marrëveshje është në partneritet me Komunën e Prizrenit.

Ky projekt dyvjeçar, “Mbështetja për një Prizren të Qëndrueshëm – Inicimi i Veprimeve të Përshtatshme Lehtësuese Urbane në nivel Vendi (në anglisht: Urban Nationally Appropriate Mitigation Action – Urban NAMA)” do të ndihmojë qytetin e Prizrenit në zvogëlimin e emetimeve të përgjithshme të gazrave serrë (GHG) përmes bashkëpunimit ndërsektorial në nivel komunal.

Përmes bashkëpunimit midis industrisë, qeverisjes lokale, sektorit privat, shoqërisë civile (përfshirë OShC-të që mirren me çështje të grave) dhe institucioneve arsimore, projekti do të kontribuojë në krijimin e kushteve më të shëndetshme të jetesës urbane dhe rritje të qëndrueshme; dhe në të njetën kohë, duke u bërë shembull si duhet ndërhyrë edhe nëqytetet tjera të Kosovës./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Zyrtare: Roma konfirmon se De Rossi do të vazhdojë si trajner në 2024-25

Dan dhe Ryan Friedkin njoftojnë se Daniele de Rossi do të qëndrojë në krye të Roma-s në sezonin 2024-25. Pronarët e Roma-s, Dan dhe Ryan...

Moti sot: Shi dhe reshje bore

Në Kosovë parashihet që sot të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë, ndërsa në viset...

Lajmet e Fundit