21.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

LDK-ja anatemon Fatmir Sejdiun

FatmirSejdiu-IsaMustafaIsh kryetari i LDK-së dhe ish presidenti i vendit, Fatmir Sejdiu, duket se ka mbetur larg proceseve brenda partisë që dikur e udhëhoqi. Si kryetar nderi i partisë së dytë më të madhe në vend, Sejdiu nuk është konsultuar fare për zhvillimet e fundit në LDK, sidomos në procesin e përzgjedhjes së kandidate për kryetar të komunave.

Burime te Indeksonline kanë thënë se Sejdiu ndihet i anatemuar nga kryetari Isa Mustafa, pasi që nuk është përfshirë në asnjë konsultë.

“Roli i Sejdiut në LDK mbetet i fuqishëm duke pas parasysh ndikimin e tij në një pjesë të madhe te anëtarësisë. Mirëpo, ai asnjëherë nuk ka qenë në mesin e personave që janë konsultuar për proceset nëpër të cilat po kalon partia, veçanërisht në përzgjedhjen e kandidatëve për kryetar të komunave”, ka thënë një zyrtar i LDK-së i cili ka kërkuar të mos i përmendet emri.
Indeksonline ka tentuar të flasë me Sejdiu, por ky i fundit nuk ka dashur të deklarohet me arsyetimin se një gjë të tillë do ta bëjë pas përfundimit të procesit të zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit.

Burime tjera kanë konfirmuar se heshtja e Sejdiu ndërlidhet me idenë se ai nuk dëshiron të ndikoj në anëtarësinë e LDK-së në prag të fushatës elektorale.
“Sejdiu do flasë për të gjitha pas zgjedhjeve. Ateherë opinioni publik do të njoftohet me qëndrimet e tij”, thekson burimi.

Sejdiu edhe në prononcimet e mëhershme për media ka qenë kritik ndaj Isa Mustafës, për të cilin ka thënë që mos ta ketë takuar e as konsultuar për zhvillimet në parti dhe zhvillimet rreth procesit zgjedhor.

Më Shumë

Kompletohet grupi i Kosovës në Ligën e Kombeve

Lituania e ka mposhtur Gjibraltarin me rezultat 2-0, nga dy ndeshjet në kuadër të playoff-it të Ligës së Kombeve. Kështu lituanët do t’i bashkohen Kosovës...

Will Smith: Në moshën 50 vjeçare kuptova se paratë nuk mund të më bëjnë të lumtur

Will Smith foli për marrëdhënien e tij me paratë në një intervistë të re për Complex. Gjatë intervistës me Speedy Morman, ylli i “Emancipation” qeshi...

Lajmet e Fundit